Plitt dhe dy pjesëtarët e stafit të tij ishin duke xhiruar në Burbank kur e goditi treni. Besohet se modeli kishte menduar se treni do të kalonte në binarët tjerë dhe jo në ato që ndodhej ai.


gr

“U përpoq të bënte xhirimin më të mirë. Deshi t’i kalonte kufijtë e të mundshmes. Ishte si një Supermen”, ka thënë e dashura e tij Christina Stejskal.

Zyrtarët e hekurudhës kanë deklaruar se Plitt dhe ekipi i tij nuk kishin marrë leje për xhirim.

Greg Plitt ishte vendosur në Los Angeles para dhjetë vitesh, ndërsa ka qenë në ballinat e mbi 200 revistave.

Ka luajtur në seriale dhe në shou televizivë, ndërsa është paraqitur edhe në filmat “The Good Shepard” dhe vazhdimin e katërt të “Terminator”. /Telegrafi/