Babai im i ndjerë gjithmonë më thoshte: nëse e marrin pushtetin njerëzit që para ardhjes në politikë kanë qenë të varfër dhe të pashkolluar, është shumë rrezik për atë shtet dhe për atë popull, sepse ata janë të pangopur dhe nuk kanë kufi! Pastaj, pas disa viteve kur lëshojnë rrënjë të thella në politikë, është vështirë për t’i larguar nga pushteti! Dhe, me të vërtetë, ashtu ishte dhe ashtu ndodhi! Shteti ra në duart e njerëzve të tillë, njerëz që paraluftës ishin të varfër, të pacivilizuar dhe të paarsimuar! Këta politikanë të sotëm nga super të varfër, u shndërruan në njerëz super të pasur!
Nga njerëz të pacivilizuar dhe çobanë, u shndërruan në njerëz të ”civilizuar”! Nga njerëz të pashkolluar, u shndërruan në njerëz të diplomuar, me diploma fakulteti, master e deri tek ”doktor shkence”! Të gjithë u bënë me diploma universiteti, magjistra, doktorë ”shkencash” e akademikë. U kujdesën edhe për gratë e tyre, fëmijët, familjen e ngushtë dhe të gjerë, që brenda natës të marrin diploma universiteti e deri tek doktoraturat! I punësuan gratë, burrat, fëmijët, dajat, tezet, hallat, axhallarët, fisin, farefisin, shokët e miqtë në institucionet më të rëndësishme shtetërore! Punësuan edhe dashnoret dhe dashnorët e tyre!
Uzurpuan edhe TV publik, duke e mbushur me familjarë të tyre! Gratë dhe dashnoret e tyre injorante dhe gjysmanalfabete, që në fillim s’dinin as t’i lidhnin dy fjalë, falë fuqisë së burrave që i kanë në pushtet, brenda natës u bën femra të ”shkolluara” dhe të ”emancipuara”. ”Zonjat” e tyre nga fshatare dhe amvise të thjeshta, u graduan me lloj-lloj titulli. Të gjitha u bën profesoresha universiteti. Këto ”zonja” që para luftës ishin injorante dhe analfabete, pasluftës u fuqizuan aq lartë me pozita saqë uzurpuan të gjitha universitetet publike dhe private për t’i ”edukuar” fëmijët tanë. Kurse fëmijët e tyre me paratë tona u shkolluan në shkollat më prestigjioze të botës!
Këta ish të varfër, debilë e analfabetë, sot janë bërë multimilionerë, politikanë, diplomatë, akademikë, profesorë dhe çka jo tjetër! Çdo institucion shtetëror e uzurpuan dhe e familjarizuan! E mbushën administratën shtetërore me lloj-lloj debili, analfabeti, injoranti, banditi, skizofreni e psikopati!
Uzurpuan shtetin dhe kapën për fyti çdo institucion shtetëror! Plaçkitën dhe vodhën të gjitha fabrikat dhe ndërmarrjet shtetërore e publike! Krijuan monopol në ekonominë e Kosovës! Për çdo ditë pamëshirshëm e zhvatin paranë publike dhe atë në mënyrën më të tmerrshme! Abuzojnë me ligjin, me shtetin, me qytetarët dhe paratë e tyre! Abuzojnë edhe me makinat dhe telefonat zyrtarë për nevojat e tyre personale!
Rrënuan, shkatërruan dhe degraduan çdo gjë! Sot këta debilë jo vetëm që diktojnë shtetin, drejtësinë, arsimin, shëndetësinë, ekonominë, policinë, diplomacinë, mediat, por diktojnë edhe jetën e çdo qytetari të Kosovës! Diktojnë edhe ajrin e Kosovës dhe frymën e qytetarëve të saj! Janë bërë të paprekshëm nga sistemi i drejtësisë, pavarësisht se kanë vjedhur, plaçkitur, kanë vrarë dhe kanë bërë krime të natyrave të ndryshme!
Me paratë e këtij populli, kanë degjeneruar në superluks! Jetojnë si mbretër dhe pashallarë! Janë shndërruar në diktatorë ”modernë”! Me paratë e këtij populli bëjnë xhiro nëpër botë, me gratë, burrat, fëmijët, dashnoret dhe dashnorët e tyre, nëpër plazhet dhe hotelet më superluksoze të botës! Nuk duan të flasin për dështimet e tyre, duan të flasin vetëm çfarë duan ata, se gjoja kanë arritur vetëm ”suksese”. Madje janë bërë shumë arrogantë dhe të egër!
Kur kritikohen për të bëmat e tyre, përgjigjen me arrogancë, madje popullit i shesin edhe ”moral”! Të mjerët ne që po udhëhiqemi nga këta ish të varfër dhe analfabetë! Këta janë bërë aq të bezdisshëm, sa që nuk po durohen më! Kanë kaluar çdo kufi! Përveç që janë bërë të paprekshëm nga organet e drejtësisë, as popullit nuk po i frikohen më! Sillen sikur gangsterë dhe rrugaçë. Kanë krijuar përshtypjen se askush s’ka se çfarë t’u bëjë, madje as populli! Që janë të papkreshëm dhe të pamposhtur. As Zotin nuk po e njohin më!
E, të gjitha këto po i bëjnë në ”emër të popullit” dhe në ”emër të së kaluarës” së tyre të ”lavdishme”! Por, ky popull edhe sa kohë do t’i lejojë që këta ish-varfnjak dhe analfabetë të pangopur, të shndërruar në multimilionerë, të na udhëheqin, të na vjedhin, të na plaçkitin, të na vrasin e të tallen me ne?! Deri kur, deri kur…??? Deri kur ky popull do t’i durojë këta banditë, kriminelë e mafiozë në skenën politike, të cilët janë bërë kanceri i shtetit dhe gjithë shoqërisë? A do t’i tregojë ky popull këtyre mafiozëve të politikës, që populli është më i fuqishëm se ata, pavarësisht pushtetit të tyre kriminal dhe mafioz?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

G-Bani nuk i ndahet Gjestit: Mua pse më zgjodhe?

E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe