LAJMI I FUNDIT:

Mjeku pakistanez transporton lopën me autoambulancë

Mjeku pakistanez transporton lopën me autoambulancë

Autoritetet në Pakistan kanë suspenduar një mjek i cili është kapur duke transportuar lopën me autoambulancë nga pazari për në shtëpi, njoftuan mediat pakistaneze

“Dr. Muneer Qadri është kapur me presh për dore. Ai po e transportonte lopën nga tregu i Kunjahut deri në shtëpinë e tij në fshatin Tanda”, tha Mohammad Akram, komandanti i stacionit të policisë lokale, përcjellë AFP.

Qadri, drejtor i një qendre mjekësore në fshatin Tanda afër kufirit me Indinë, e kishte blerë lopën në tregun e kafshëve të shtunën. Policia ndaloi autoambulancën e tij dhe e gjeti lopën brenda, të lidhur me zinxhirë.

Autoritetet shëndetësore e kanë suspenduar Qadrinë dhe kanë nisur hetimet për këtë rast.
“Ky është keqpërdorim i detyrës zyrtare”, tha Mohammad Muneer Ahmad, zyrtarë i lartë i shëndetësisë nga qyteti më i afërt i Gujaratit.


“Kurrë nuk kam dëgjuar një rast të tillë në të kaluarën – një autoambulancë që bartë një lopë! E kemi suspenduar mjekun dhe shoferin e autoambulancës”, i tha ai AFP-së. /Telegrafi/