Mjekët dhe gjermanët “sakrifikojnë” Veton Elshanin

Kujtojmë, se me 4 dhjetor në Kuvendin e Kosovës, zv/kryeministri Hajredin Kuçi kishte thënë se 'nëse përsëriten spektaklet e arrestimit të mjekëve, dikush do të shkarkohet nga qeveria dhe dikush nga policia".
Burime të Kohavisionit kanë bërë të ditur se Elshani, që është në pushim vjetor, nuk do të kthehet më në postin e zëdhënësit, por do të kryejë një funksion tjetër brenda Policisë.
Ministri i Brendshëm, Zenun Pajaziti ka thënë në një deklaratë për KTV-në se do të ketë riformatim të Zyrës për Marrëdhënie me Publikun në kuadër të policisë, por ka mohuar presionin.
Mësohet se Elshani është kritikuar për organizimin e arrestimit të mjekëve të "Medikus" dhe të Spitalit Turk, si dhe formën e paraqitjes së arrestimit të tre gjermanëve.
Elshani vlerësohet si një nga zëdhënësit më bashkëpunues me median, dhe është çmuar disa herë më çmime dhe mirënjohje nga asociacionet e gazetarëve. /ktv/









































