Mjedisi dhe Shëndeti
Mjedisi mund të jetoj pa ne, por ne nuk mund të jetojmë pa Mjedisin.
Gjate shekullit 21 është rritur në mase të konsiderueshëm nevoja për të evidentuar faktorët që po shkaktojnë sëmundjet kronike, siç janë: diabeti, astma, sëmundjet që lidhen me stresin, kanceri etj. Të gjitha këto sëmundje kanë një lidhshmëri më mjedisin në të cilin jetojmë dhe mënyrën se si e ruajmë dhe menaxhojmë atë. Duke u mbështetur në raporte të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për çdo vit më shumë se dy milionë vdekje të parakohshme mund t’i atribuohen ndotjes së ajrit si rezultat i djegies dhe lirimit të gazrave të ndryshëm, e sa e sa vdekje tjera ndodhin si pasojë e ujit të ndotur, tokës, e ndotjeve tjera, andaj faktori njeri ka një rol vendimtar në gjitha këto procese që më aktivitetet e tij mund të ndikojë në zvogëlimin e tyre.
Andaj një pyetje që shtrohet shpesh dhe më të drejtë nga të gjithë ne është: A ka gjë më të rëndësishëm se sa ajri të cilin e frymojmë çdo sekondë, uji dhe produktet ushqimore të cilat i konsumojmë çdo ditë? Dhe përgjigja është se absolutisht të tria këto elemente janë esenciale për jetën tonë. Që të tria këto kanë bazë të vetme Mjedisin, andaj më të drejtë ekziston maksima filozofike; Mjedisi mund të jetoj pa ne, por ne nuk mund të jetojmë pa Mjedisin.
Sa po ndikon ndotja e ajrit dhe ndotjet tjera në shëndetin e qytetarëve të Kosovës?
Sipas të dhënave të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, në bazë të llogaritjeve TC-të, Kosova A dhe B të Korporatës Energjetike së bashku prodhojnë rreth një milion ton të hirit në vit, prej tyre 700.000 tonë janë të depozituara në deponitë e hirit, ndërsa 300.000 tonë lirohen në ajër. Sasi kjo që tregon se është jashtë standardeve të përcaktuara europiane për me shume kjo sasi i tejkalon për katër here standardet europiane. Kjo sasi që lirohet në ajër ka një ndikim të madh në shëndetin e qytetarëve e sidomos atyre që jetojnë pranë TC-ve. Përveç ajrit TC-të shkaktojnë edhe ndotjen e ujit dhe tokës. E gjithë kjo ndotje është si pasojë e stabilimenteve jo të duhura, teknologjisë së vjetruar, mospërdorimi filtrave etj.
Shqetësuese për Mjedisin nuk mbeten vetëm TC-të e Korporatës Energjetike, por edhe Ferronikeli, Trepça etj. Faktorë tjetër më shume ndikim negative në përgjithësi në mjedis në Kosove dhe në ndotjen e ajrit në veçanti është edhe transporti rrugor, kjo si pasojë e automjeteve të vjetra më shumë së 20 vjet, dhe një numër i konsiderueshëm i tyre përdorin karburant të cilësisë së ulët, poashtu nuk janë të pajisur më katalizator. Andaj lirimi i gazrave nga këto automjete paraqet një rrezik permanent për shëndetin e qytetarëve sidomos të atyre që jetojnë në zona të dendura urbane.
Në anën tjetër në Kosovë fatkeqësisht mungesa e burimeve natyrore të ujit mbetet një problem mjaft shqetësues dhe shumë serioz. Sipas burimeve zyrtare të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor 73% e popullatës ka qasje në sistemet publike të furnizimit me ujë, çka do të thotë së edhe 27% e popullsisë mbetet pa furnizim publik. Për më keq edhe këto ujëra që i kemi në mungesë, vuajnë nga ndotje të shumta e sidomos nga mos kontrolli i ujërave të zeza, hedhja e mbeturinave, përdorimi joracional i tyre etj. Sipas vlerësimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, sot rreth 70 deri 80 % të ujërave në rajonet rurale janë të ndotura, si pasojë e mungesës së kanalizimeve dhe e hedhjes së mbeturinave. Ndikimi i ndotjes së ujit në shëndetin e qytetarëve është i paevitueshëm, sidomos kur është e ditur së më tepër se 200 sëmundje ngjitëse përhapen me anë të ujit të ndotur.
Me legjislacionin në fuqi, janë paraparë masat ndaj të gjithë ndotëseve, por ajo që mbetet mjaft shqetësuese është mos zbatimi i këtij legjislacioni. Dua të besoj së Qeveria dhe të gjitha institucionet përgjegjëse do të ndërmarrin të gjithë hapat e nevojshëm në përmirësimin e gjendjes së Mjedisit në Kosovë, çka do të ndikonte direkt në shëndetin e qytetarëve. Ruajtja dhe menaxhimi i Mjedisit kërkon bashkëpunim të të gjitha palëve të interesit, andaj duhet të fillohet me rritjen e vetëdijes së publikut për mjedisin si një komponentë jetike për ta, poashtu shoqëria civile duhet të ushtrojë më shumë presion ndaj institucioneve shtetërore në lidhje me ruajtjen e Mjedisit, OJQ-të duhet të jenë më aktive dhe më të përkrahura nga Institucionet. Ndërsa institucionet duhet të marrin masa ndëshkues ndaj ndotëseve, në radhe të pare duhet të kërkohet në marrjen e masave të përmirësimit të teknikës dhe teknologjisë se operatorëve që me aktivitetet e tyre ndikojnë në mjedis,siç janë vendosja e filtrave gjate gjithë kohës se prodhimit, hedhja dhe deponimi më kohë i materies së panevojshme etj, më një fjalë duhet të këtë zbatim të legjislacionit mjedisor.
(Autori ka përfunduar studimet e magjistraturës për Menaxhim dhe Legjislacion Mjedisor, në Estonian University of Life Science, në Estoni)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën
Gjesti i grisi fotografinë që ia bëri Jozi - Valbona shpërthen në lot
Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar
Termi i popullarizuar "Nub" të cilin Gjesti "e bëri të famshëm", por cili është kuptimi i kësaj fjale?
I dërguari i Trumpit i përgjigjet idesë së Zelenskyt për t'i dhënë Ukrainës armë bërthamore
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin