Site icon Telegrafi

Mitrovica bëhet me “det”! (Video)

Shemsi Gergjaliu nuk e ka më të nevojshme të shkojë në bregdet që t’i kaluar pushimet verore, pasi ato tashmë mund t’i realizojë në derë të shtëpisë.

Projekti për ndërtimin e Liqenit Artificial në Suhadoll të Mitrovicës është në përfundim e sipër. Ndërsa, që tani, ai ka filluar të frekuentohet nga qytetarët nga mbarë Kosova.

I kënaqur nga ky projeket u shpreh edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtriri, i cili tha se në të ardhmen ky liqen do të shndërrohet në pikë turistike.

Ky projekt, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor I ka kushtuar 4.5 milionë euro. Ndërsa, nga vera e ardhshme qytetarët do të kenë mundësin të shijojnë plazhet, pushimoret, shëtitoret, madje edhe restorantet e kafenetë të cilat do të ndërtohen buzë këtij Liqeni. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Exit mobile version