Kutia e zezë e aeroplanit 'TransAsia', tregon se piloti ka fikur motorin e dytë pasi ka menduar se të parit i mbaroi karburanti. Por në fakt, motori ishte në gjendje të “fjetur” dhe nuk është se ishte pa karburant.

Pasi ka fikur motorin tjetër, duke menduar se as ai nuk po punonte, piloti ka tentuar ta rindezë, por vetëm pas 72 sekondash aeroplani u rrëzua.


Pas këtij aksidentit, kompania thotë se do të marrë në shqyrtim profesionalizmin e të gjithë pilotëve.

Nga aksidenti humbën jetën 35 persona, ndërsa 17 mbijetuan. Aeroplani u përplas vetëm 37 sekonda pasi ishte ngritur në fluturim.

Zyrtarët thonë se është e paqartë se si është e mundur që njëri motor është fikur, sidomos nisur nga fakti që aeroplani ART 72-600 është në gjendje që të fluturojë edhe me një motor funksional.

Por pavarësisht këtyre dyshimeve, piloti është shpallur “hero”. Kjo pasi ai arriti të kontrollonte aeroplanin deri në sekondat e fundit. “Në momentet e fundit ai sërish kërkonte të kontrollonte aeroplanin për të shmangur për plasjen me shtëpitë”, u tha gazetarëve Zv.presidenti, Wu Den-yih.

Hetuesit kanë thënë për mediet tajvaneze se, Liao Chien-tsung i kishte duart tek kontrolli kur trupi i tij u gjet i pajetë.