LAJMI I FUNDIT:

Misimovic mungon kundër Portugalisë?

Misimovic mungon kundër Portugalisë?

Përfaqësuesja e Bosnje-Hercegovinës ka marrë një lajm zhgënjyes nga stafi mjekësor- mesfushori Zvjezdan Misimovic mund të mungojë në ndeshjen vendimtare për kualifikim në Kampionatin Botëror kundër Portugalisë.

Në ndeshjen e parë si mysafir, Bosnja u mposht me rezultat minimal nga Portugalia, ndërsa të mërkurën mbrëma zhvillohet ndeshja kthyese në Zenice, me ç’rast boshnjakët do të tentojnë ta përmbysin rezultatin.

Sipas Kicker, trajneri i Miroslav Blazevic mund ta inkuadrojë Zlatan Bajramovicin ose Haris Medunjaninin në vend të Misimovicit, i cili mund të mungojë si pasojë e lëndimit.

Në këtë ndeshje do të mungojnë edhe Emir Spahic, Elvir Rahimic dhe Samir Muratovic, pasi që janë të suspenduar. /Telegrafi/