Përbërësit:
* 500 g mish viçi
* 4 lugë gjelle margarinë ose gjalpë
* 1 filxhan kafeje miell
* gjysmë gote verë
* 5 thelpinj hudhra
* pak majdanoz
* kripë e piper
* 200 g kërpudha
* 200 g patëllxhanë
* vaj për skuqjen e tyre
Gatimi
Mishi i rrahur i çastit që në gjuhën e kuzhinës quhet eskallop, është fetë
shumë e hollë që merret nga shtylla kurrizore, pjesa e brendshme ose e sipërme e viçit si dhe nga pjesët e tjera të kofshës.
Fetat e mishit duhet të priten në drejtim të kundërt të fijeve. Pasi pastrohet nga fijet e dejet e tepërta, mishi pritet në dy copa për racion dhe rrihet që të hollohet pak (trashësi ½ cm).
Kthehen anët me thikë dhe i jepet mishit një formë e rregullt rrethi, hidhet kripë e piper nga të dyja anët, vihet në tigan ku është hedhur yndyra dhe skuqet (pasi kalohet më parë në pak miell).
Kullohen mirë nga yndyra, vihen në pjatë dhe ruhen në vend të nxehtë.
Lahet mirë patëllxhani, priten në formë rrethi, u hidhet kripë, kalohen në miell dhe skuqen në tigan.
Në yndyrën ku u skuqën eskallopët hidhen kërpudhat, hudhrat e prera hollë, hidhet vera dhe lihen që të marrin valë. Në fund shtohet majdanozi.
Vihen copat e mishit në pjatë, patëllxhanët të fërguara dhe sipër mishit hidhet salca e përgatitur.
Shënim: Mishi i rrahur i çastit (eskallopët) mund të vihet për 5-10 minuta në furrë, pasi shtrohet në tavë dhe hidhet përsipër salca. Në këtë mënyrë veprohet kur mishi është pak i fortë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi