Miratohet vendimi për emërimin e anëtarëve të rinj të Komisionit shtetëror për ankesa për prokurime publike

Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në seancën e 22-të votoi konfirmimin e Propozim-vendimit për emërimin e anëtarëve të rinj të Komisionit shtetëror për ankesa për prokurime publike dhe shkarkimin e përbërjes aktuale të Agjencisë për posta.
Gjorgjija Sajkoski, kryetari i Komisionit tha se deri tek Kuvendi pas publikimit të konkursit, kanë arritur 43 kandidatura dhe ato janë shqyrtuar nga komisioni i veçantë, pas çka janë përgatitur dhe dorëzuar përmbledhjet e të gjithë kandidatëve.
Komisioni me shumicë votash zgjodhi dhe propozoi për zgjedhje kandidatët për anëtarë të Komisionit shtetëror për ankesa për prokurime publike: Natasha Jovanovska – Millosheviq, Maja Malahova, Savka Nejkovska-Taseva, Vene Tasev dhe Jovan Tërpevski, të gjithë juristë me provim të jurisprudencës.
Kësaj pike i ka paraprirë debati dhe harmonizimi me vërejtjet procedurale. Pak para votimit, anëtarët e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve nga opozita (Fronti Evropian) e braktisën seancën e 22-të. Deputetja Arbana Pasholli e elaboroi këtë vendim, duke mos pranuar propozimin për shtyrjen e seancës. Ajo në vërejtjet procedurale theksoi se materialet nuk u janë dorëzuar me kohë dhe se nuk mund të merret pasqyrë e plotë, pasi, siç tha, disa nga dokumentet nuk ishin kompletuar.
Pas diskutimeve midis deputetëve, Pasholli kërkoi votim për shtyrjen e seancës, ndërsa kryetarja Gjorgjija Sajkoski e vendosi në votim. Propozimi nuk u pranua me shumicë (tetë vota kundër dhe katër për).
Pas kësaj, komisioni vazhdoi të diskutojë për rendin e përcaktuar të ditës. Debatoi për Përcaktimin e Propozimit – vendimit për shkarkimin e anëtarëve të Agjencisë për posta. Në diskutim u theksua se sipas konkluzionit të fundit të asamblesë, Agjencia për posta nuk i ka realizuar aktivitetet për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe nuk ka arritur rezultatet e pritura. Sipas kësaj, komisioni propozoi shkarkimin e të gjithë anëtarëve të komisionit të Agjencisë për posta (Gjorgji Mihajlov, Andrej Josifoski, Vlladimir Kirovski dhe Borçe Gruevski), ndërsa mandati i anëtarit Suad Bajrami i skadoi më 15 janar.
Pikat e mbetura: Përcaktimi i Propozimit – vendimit për emërimin e anëtarit të Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës dhe Konfirmimi i propozimit për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut është shtyrë për seancën e ardhshme, me kërkesë të deputetit Riad Shaqiri.
Është shtyrë edhe pika për Përcaktimin e Propozim-vendimit për shkarkimin dhe emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Bordit për ndarjen e Çmimit shtetëror “23 Tetori”. Në elaborim, kryetari i Komisionit, Gjorgjija Sajkoski tha se Ministria e Kulturës nuk i ka dorëzuar materialet dhe propozimet e nevojshme dhe se kjo pikë duhet të diskutohet kur të plotësohen kushtet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: “Burrë”

FDT dhe BNJVL: Me 350.000 dollarë 11 komuna do të realizojnë dokumentacione teknike për projekte të reja

Nesër hapet tuneli i Murrizit, Rama: Dita e Verës shkon edhe në Dibër, përfundimisht lagja e gjelbër e Tiranës

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker