Bukuroshja brune, e cila filloi karrierën në moshën 14 vjeçare në një konkurs bukurie, vazhdon të jetë një prej modeleve më atraktive në botë dhe është modelja më e paguar, pas Gisele Bundchen.

Miranda vazhdon të besojë se ka qenë me fat në karrierën e saj dhe është falënderuese ndaj Zotit për këtë.


“Është qesharake. Disa njerëz së fundmi më kanë thënë se karriera ime po shembet, por është e çuditshme. Unë e bëj këtë punë nga mosha 14 vjeçare”.

“Ndoshta kam bërë punë më komerciale se sa ecja në pasarelat e modës. Unë thjesht ndihem me fat. Kurrë s’kam menduar se do të zgjasë kaq shumë”, është shprehur Miranda. /Telegrafi/