Për disa vjet me radhë Miranda Hashani është bërë padiskutim një emër i pandarë nga skena muzikore, madje më e zonja, më këmbëngulëse dhe më e pëlqyeshme. Ndaj e gjithë përpjekja e saj sillet në dëshirën për të bërë diçka të rëndësishme në muzikë.
Intervistoi: Dashnim Hebibi
Ajo është artiste në çdo gjë: në mënyrën se si shprehet, si i përjeton gjërat, si vishet, si ecën, si buzëqesh. Sinqeriteti i saj na e bën intervistën edhe më reale, një hapësirë ku Miranda shpjegon aspektin e saj profesional, ashtu edhe atë sentimental.
Miranda, si po i kaloni këto ditë?
Miranda Hashani: Për momentin më tepër jam duke iu përkushtuar djalit. Është një arsye shumë e fortë për të pushuar për një kohë të shkurtë nga kënga. Ai është tani shumë i vogël dhe kërkon përkujdesje dhe vëmendje më të madhe. Thonë, fëmijët rriten shpejt, prandaj unë dua ta përjetoj çdo çast pranë tij, ta shikoj si po rritet dhe gjithashtu, nuk dua që ai të ndjejë mungesën time për një kohë.
Kur u lidhe me këngën?
Miranda Hashani: Kënga e parë në karrierën time si fëmijë është në vitin 1984, me titull "Bora". Ndërsa si e rritur në vitin 1990 kënga "Ku ke besën".
Kush të ka thënë i pari, se këndon bukur?
Miranda Hashani: I pari ka qenë babi që ka zbuluar talentin tim.
Po vërejtjen e parë…?
Miranda Hashani: Vërejtjen e parë e kam pasur nga arsimtarja e muzikës në shkollën fillore.
Jeni munduar për të arritur këtu ku jeni?
Miranda Hashani: Vërtet u bë një periudhë e gjatë nga fillimi i karrierës. E kujtoj si dje. Një fillim shumë i vështirë, sepse gjithë këtë rrugëtim, në borë, në shi, në trazira, net pa gjumë, sakrificë, i kam bërë vet dhe femër, mund ta merrni me mend se ç’kam hequr. Por dashuria për këngën më jepte vullnet më të madh për të mos u ndalur, kam qarë çdo pengesë, kam punuar pa u ndalur që sot të jem këtu ku jam, dhe suksesi nuk më ka munguar asnjëherë duke iu falënderuar gjithmonë publikut i cili ka përqafuar çdo këngë timen e më ka mbajtur gjallë në skenë për kaq vite.
A mund të na përmendni disa prej këngëve tuaja, të cilave do të dëshironit t’u riktheheshit vazhdimisht?
Miranda Hashani: "Mos me lini vet", "Eja me mëngjesin", "Kudo me kënd", "Më mungon", "Përse" etj.
Si e vogël, cilën këngë më së shumti e keni kënduar?
Miranda Hashani: Kur kam qenë e vogël kam kënduar shumë këngë, kështu thonë prindërit e mi, bile thonë, asnjëherë nuk kam pushuar së kënduari. Ndërsa, më së shpeshti e kam kënduar një këngë popullore "Tuj mi shku te kroni".
Mund të veçoni dot këngët më të suksesshme nga gjithë këngët tuaja?
Miranda Hashani: Po, si p.sh. "E shtrenjta nene", "Ëndrra", "Ku ta dija", "Vaji i nuses", "Vetëm ty kurrë nuk tu luta", "Zoti nuk ta falë", "S’pata fat të jem me ty", "Të gënjejnë", etj.
Si e vlerësoni faktin që në mediet tona po shohim të zgjerohet çdo ditë me më tepër mania për t’u identifikuar si “këngëtare”?
Miranda Hashani: Shoqëria jonë ka nevojë të edukohet shëndosh, sidomos gjeneratat e reja që po vijnë e rriten. Me ardhjen e shumë këngëtareve të cilat shtyhen se cila do të zhvishet më shumë se tjetra, ia kanë humbur skenës shqiptare shkëlqimin e dikurshëm. Këtu më shumë i fajësoj mediumet të cilat u japin tepër hapësirë për t’u eksponuar. Suksesi i këtyre këngëtareve është momental, ato po vijnë shpejt në skene dhe kam mendimin që do të zhduken shpejt. Se kuptoj si nuk kanë turp! Na mungojnë institucionet që do merreshin me këtë problem.
Për shumë këngëtarë muzika është shndërruar një biznes. Këndoni tallave, duke e ditur se tregu e kërkon?
Miranda Hashani: Asnjëherë nuk do ta këndoj tallavanë, sepse nuk u përket ky melos shqiptarëve. Unë jam shqiptare dhe e ruaj me xhelozinë më të madhe artin e mirëfilltë të kombit tim dhe nuk e lë atë ta mbulojë pluhuri i harresës.
Imponoheni nga producentët?
Miranda Hashani: Ende nuk kam patur një rast të tillë që të më imponohet kënga. Nuk ia kisha lejuar vetes kurrë një gjë të tillë. Unë gjithmonë kam kënduar atë që kam dashur dhe do të vazhdoj kështu.
Tekstet tua kanë mesazh, na thoni sinqerisht, se a ju ka ndodhur, që të ndërroni kanalin televiziv, kur keni parë ndonjë këngëtare këndon, sa për të thënë se këndova?
Miranda Hashani: T’ua them të drejtën, unë gjithmonë jam reale, më mijëra herë më ka ndodhur ta ndërroj kanalin televiziv, e revoltuar. Kohët e fundit nuk po i shikoj këto kanale televizive ngase irritohem kur shoh gjithë ato këngë e sjellje banale të disa këngëtareve tona, është një tmerr. Dhe, i them vetes, o Zot, ndihmoju se e kanë humbur rrugën. Sot në skenë nuk ka rregulla, kujt si i kujtohet fatkeqësisht. Fatkeqësia tjetër është që një masë e madhe e njerëzve i përcjellin me kënaqësi.
Keni kënduar muzikë klasike, muzikë të lehtë dhe këngë popullore. Cilën rrymë muzikore nuk do ta tradhtonit asnjëherë?
Miranda Hashani: Në të gjitha zhanret ndjehem mirë, por më për zemër e kam populloren dhe qytetaren.
Ka patur periudha “komerciale”në krijimtarinë tënde?
Miranda Hashani: Jo, sepse unë nuk e kam lakmuar "komercialen", e kam dashur dhe kultivuar të mirëfilltën.
Me përvojën që keni krijuar tashmë , a është vështirë sot të krijosh atë që e dëshiron?
Miranda Hashani: Është shumë vështirë të krijoj atë që dëshiroj, sepse ajo që dua unë të krijoj është vlerë, ndërsa momentalisht 90% e skenës është, antivlerë.
Keni natyrë sentimentale në këngë. Po në jetë?
Miranda Hashani: Poashtu sentimentale edhe në jetë, e ndjeshme dhe emotive.
Cilat janë anët më të forta dhe më të dobëta të karakterit tuaj?
Miranda Hashani: Anët më të forta të karakterit tim janë që jam luftëtare, këmbëngulëse dhe nuk dorëzohem lehtë, por revoltohem shpejt
Ju kanë plotësuar dëshirat që i keni pasur që kur keni qenë e vogël?
Miranda Hashani: Definitivisht me ardhjen edhe të Donit, birit tim më të dashur në botë, të gjitha dëshirat e mia që i kam ëndërruar më janë plotësuar.
Çfarë do të donte të realizonte këtë vit Miranda?
Miranda Hashani: Shpresoj se do t’ju sjell ndonjë këngë të bukur adhuruesve të mi sikur gjithmonë, sepse unë nuk di ndryshe.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova
"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë