LAJMI I FUNDIT:

Ministrja e parë: Skocia nuk kërkon largimin nga BE-ja

Ministrja e parë: Skocia nuk kërkon largimin nga BE-ja

“Skocia nuk dëshiron që të largohet nga Bashkimi Evropian”, ka qenë kjo deklarata e ministres së parë skoceze, Nicola Sturgeon, e cila theksoi se vendi i saj kërkon të mbrojë marrëdhëniet me BE-në.

Ajo zhvilloi disa takime në Bruksel, me përfaqësues të lartë të unionit.

Mbi këtë çështje ka reaguar edhe presidenti i Komisionit Juncker, i cili u shpreh se do të dëgjojë propozimet e Skocisë, por nënvizoi se nuk ka dëshirë që të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Britanisë.


Pavarësisht votimit pro-daljes nga BE-ja nga qytetarët Britanikë, ministrja e Parë e Skocisë, Nicola Sturgeon, ka deklaruar se vendi i saj nuk dëshiron që të largohet nga Bashkimi Evropian.

Gjatë një takimi të mbajtur me Presidentin e Parlamentit Europian, Martin Schulz, ajo nënvizoi se Skocia mbështet idenë e ruajtjes së marrëdhënieve me BE-në.

“Jeni ende në fazat e para të këtij procesi, por më duhet ta them qartësisht se Skocia ka dëshirë që të ruajë marrëdhënien e krijuar me Bashkimin Europian. Është e vërtetë se kemi përpara sfida të vështira në këtë rrugë që po provojmë ta ndjekim dhe ky është takimi i parë i një serie mbledhjesh që kam planifikuar në Bruksel. Ndryshe, nga pjesët e tjera përbërëse të BE-së, Skocia nuk dëshiron që të largohet nga unioni”, ishin fjalët e ministres së parë.

Mbi këtë çështje u prononcua edhe presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, i cili tha se Skocia e ka fituar të drejtën që të dëgjohet në Bruksel. Megjithatë, ai shtoi se BE-ja nuk ka në plan që të futet në çështjet e brendshme të Britanisë.

Ndryshe nga pjesa më e madhe e Britanisë, 62 për qind e qytetarëve të Skocisë mbështetën idenë e qëndrimit brenda Bashkimit Evropian, ndërkohë që vetëm 38 për qind prej tyre u shprehën pro daljes.

Në trend Botë

Më shumë
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Amerika
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq

New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit

Serbia
Mbi 85 për qind e grenlandezëve nuk duan pushtimin e Trumpit, thotë një anketë e re

Mbi 85 për qind e grenlandezëve nuk duan pushtimin e Trumpit, thotë një anketë e re

Evropa
Pas kryeministrit të Serbisë, dorëheqje jep edhe kryetari i Novi Sadit

Pas kryeministrit të Serbisë, dorëheqje jep edhe kryetari i Novi Sadit

Serbia
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

“Përplasja” mes gazetarit të BBC-së dhe Lukashenkos së Bjellorusisë, lidhur me zgjedhjet e mbajtura në këtë vend

“Përplasja” mes gazetarit të BBC-së dhe Lukashenkos së Bjellorusisë, lidhur me zgjedhjet e mbajtura në këtë vend

Evropa
Kalo në kategori