Ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë, Hykmete Bajrami, ka përgëzuar UBT-në dhe gjitha shkollat që janë duke zhvilluar mësimin në distancë, duke thënë se kjo formë e mësimit do të vazhdojë deri sa të vlejë masa për ndërprerjen e mësimit në shkolla.
Këto komente ajo i ka bërë në video-konferencën e organizuar nga UBT, me temë: “Rëndësia e edukimit online në kohë pandemie”, transmetuar drejtpërdrejtë në UBT TV dhe Radio Campus.
Ministrja Bajrami në këtë konferencë online tregoi se në arsimin parauniversitar tashmë janë përfshirë mbi 70 për qind e lëndëve, teksa tha se ministria që ajo drejton ka përgatitur edhe udhëzues se si duhet të implementohet në tërësi mësimi online.
Tutje, ajo tha se sfida e parë që vendi do të përballet në fushën e arsimit është vlerësimi i nxënësve sepse ka laramani të platformave që përdoren, si dhe, sipas saj, do jetë sfidë mbajtja e testit të semimaturës dhe maturën, po që tani për tani ende nuk ka ndonjë vendim në këtë drejtim.
“Nga informacionet që ne si ministri i kemi marrë, jemi informuar që UBT është një nga institucionet e arsimit të lartë, një ndër të parët që në ditët e para pas shpalljes së pandemisë ka filluar aplikimin e arsimit online. Gjithashtu, statistikat tregojnë për ndjekjen e ligjëratave nga një numër i madh i studentëve të UBT-së në mësim në distancë, dhe ky fakt na gëzon e jemi mirënjohës për të gjithë ata që kanë vepruar njësoj në këtë drejtim”, potencoi ministrja Bajrami.
“Për MAShTI-n ka qenë jashtëzakonisht sfiduese për dallim prej UBT-së, sepse në fakt ne kemi filluar çdo gjë nga zero. Si institucion UBT ka filluar më herët përdorimin e platformave online për mësim në distancë, të cilat lehtësisht i keni adaptuar pas shpalljes së pandemisë nga OBSH-ja.
Por, në nivelin parauniversitar vërtetë ka qenë sfiduese. Këtij projekti u janë bashkëngjitur të gjitha palët e interest në mënyrë që të jetë i suksesshëm”, theksoi ajo.
Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi ka theksuar që insititucioni që ai drejton, falë teknologjisë së fjalës së fundit që posedon, ka implementuar suksesshëm konceptin ndërveprues për mësim online në mënyrë virtuale nga distanca.
Sipas rektorit Hajrizi ky plan strategjik është zhvilluar nga UBT me politika dhe udhëzime të përshtatshme për studentët e gjitha fakulteteve, teksa bëri të ditur që UBT ka vite që ka sjellë në Kosovë mësimin online, prandaj edhe lehtësisht e ka implementuar në praktikë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

U zhduk në ditën kur kishte për tu kthyer në Gjermani, familja thotë se tash e gjashtë vjet nuk dinë asgjë për Mirjeta Zekën

“Enët e gjakut ngushtohen” - çka është fenomeni Raynaud, shpjegon doktor Demolli

Presidentja Osmani në iftar të veçantë me banorët e Shtëpisë së të Moshuarve ‘Jetimat e Ballkanit’

Brenda vitit Shqipëria pritet të nisë prodhimin e mjeteve të blinduara

Hamza: Jam i gatshëm për formimin e Qeverisë së re nëse LVV nuk mundet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Trump: SHBA duhet ta marrë Grenlandën, nëse BE dhe Danimarka nuk e kuptojnë këtë do t'ua shpjegojmë

Sara dhe Bardhi kurorëzohen në xhami: Faleminderit që iu përshtate zakoneve të fesë Islame

Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Putini kërkon që OKB-ja të qeverisë përkohësisht Ukrainën, shefi i OKB-së: Ukraina ka një qeveri

Qyteti i parë në Serbi që e shpalli Vuçiqin persona non-grata