Zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi dhe përfaqësuesit e katër Kolegjeve private nënshkruan sot Memorandum Bashkëpunimi, që do t’ju mundësoj studentëve të këtyre kolegjeve aftësimin profesional në fushat që lidhen me Ministrinë e Financave dhe agjencitë e saj.
Nënshkrimin i këtij Memorandumi u bë nga zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi, dekani i Kolegjit ”AAB” Medain Hashani, kryetari i Bordit themelues të kolegjit “Universum” Suat Berisha, rektorja e Kolegjit “Dardania” Xhyldane Mulla, si dhe dekani i Kolegjit” Pjetër Budi” Hashim Rexhepi.
Zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi gjatë ceremonisë së nënshkrimit të Memorandumeve të Bashkëpunimit me katër kolegjet private bëri të ditur se “Qëllimi i nënshkrimit të këtyre Memorandumeve është promovimi i aftësimit profesional të studentëve të Kolegjeve në fushat që lidhen me Ministrinë e Financave dhe agjencitë e saj. Ministria e Financave do të marrë në punë praktike nga 20 studentë për çdo tre muaj (apo 80 studentë në vit) nga këto institucione të arsimit të lartë.
“Sikurse Memorandumi i nënshkruar më herët me UP “Hasan Prishtina”, edhe ky i sotmi i nënshkruar me Kolegjin “AAB”, Kolegjin ““Universum”, Kolegjin “Dardania” si dhe Kolegjin “Pjetër Budi” shpreh gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të bashkëpunuar me institucionet e arsimit të lartë në projekte të tjera që do të shkojnë në të mirë të zhvillimit të shkencës dhe aftësimit profesional”, tha Zëvendësministri Krasniqi.
Ai gjithashtu bëri të situr se “Nga numri i përgjithshëm i studentëve që do ta kryejnë praktikën në baza tremujore janë nga drejtimet e ekonomisë (të gjitha drejtimet), juridik, si dhe shkenca kompjuterike. Ndërsa, përzgjedhjen e studentëve do ta bëjnë vet Kolegjet të cilat i ofrojnë Ministrisë së Financave listën e përzgjedhur të studentëve çdo tre muaj”.
“Në përzgjedhjen e studentëve për punë praktike, Kolegjet duhet të marrin parasysh notën mesatare të studentëve dhe gjithashtu studentët duhet të kenë të kryer së paku vitin e dytë të studimeve bachelor ose të jenë të regjistruar në studimet master”, shtoi zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi.
Përfaqësuesit e kolegjeve private e vlerësuan lartë iniciativën e Ministrisë së Financave për angazhimin e studentëve të Kolegjeve private në punë praktike në Ministrinë e Financave, dhe e cilësuan si një mundësi të mirë për studentët e tyre që njohuritë teorike ti transferojnë edhe në praktikë.
Hashim Rexhepi dekan i Kolegjit” Pjetër Budi” e përgëzoj Ministrinë e Financave për këtë hap, dhe konsideroj që është hap i duhur në drejtim të krijimit të kushteve për zhvillimin e mëtutjeshme të sistemit të arsimit të lartë në Kosovë.
“Konsideroj që është një moment shumë i rëndësishëm për sistemin e arsimit të lartë në Kosovë, për shkak se hapin që e ka ndërmarrë Ministria e Financave konsideroj që krijon hapësira të nevojshme për zhvillimin e mëtutjeshëm të sistemit të arsimit të lartë, krijimin e mundësive që studentët tanë të kryejnë punën praktike dhe të lidhen sa më shumë me tregun e punës”, tha Rexhepi.
Ndërsa, Xhyldane Mulla rektore e Kolegjit “Dardania”, tha se është rasti i parë që një Ministri e merr këtë iniciativë të jashtëzakonshme, me siguri kjo iniciativë do të jetë një model edhe për Ministritë tjera.
“Studentët kanë nevojë per aftësim profesional sidomos ata të ekonomisë. Ministria e Financave ka veçori specifike që ju ofron studentëve në punën e tyre, sidomos në politikat financiare. Prandaj, unë ju kisha bërë apel që ky rast të vlejë edhe për Ministritë e tjera. Dhe kjo që bëri sot Ministria e Financave po më pëlqen sidomos që na keni respektuar në mënyrë kolektive dhe nuk na keni dalluar nga Universiteti i Prishtinës, por na keni trajtuar njëjtë”, shtoi znj. Mulla.
Kryetar i Bordit themelues të Kolegjit “Universum” Suat Berisha duke falënderuar Ministrinë e Financave për iniciativën për nënshkrimin e Memorandumin e bashkëpunimit tha se kjo është një mundësi e mirë dhe një mundësi e re për studentët e kolegjeve private, që njohuritë teorike ti transferojnë edhe në praktike, por njëherit gjithashtu edhe të përfitojnë njohuri të reja praktike nga realizimi i intershipit në Ministrinë e Financave.
“Uroj që një praktikë të tillë ta vazhdojnë edhe Ministritë apo dikasteret tjera, e cila do të ishte me interes të dyanshëm edhe për Ministritë përkatëse, por sidomos për studentët dhe institucionet e arsimit të lartë”, tha Berisha.
Gjithashtu, edhe Dekani në kolegjin ”AAB” Medain Hashani e vlerësoj lartë nënshkrimin e këtij Memorandumi dhe theksoi se “ Ministria e Financave me këtë marrëveshje e tregon atë qasjen pozitive dhe jodiskriminuese edhe ndaj institucioneve private që është një nga parimet kryesore të çdo vendi, që të mos ketë diskriminim, në aspektin se a është publik apo privat”.
Ai bëri të ditur se Kolegji AAB do të sjellë studentët që me të vërtetë e meritojnë, që ato aftësi teorike të cilat i kanë absorbuar në kolegjin e tyre ti realizojnë edhe në aspektin praktik në Ministrinë e Financave.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
Ndaleni falimentimin e Llamkosit (Foto)
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos