Ministria e Mbrojtjes e Serbisë, në një përgjigje thotë se “Ministria… asnjëherë nuk ka fshehur dokumentacionin për krimet e pretenduara të kryera gjatë periudhës së konfliktit në territorin e Kosovës dhe Metohisë në vitin 1999, dhe as gjatë zhvillimeve të tjera të luftës në hapësirat e ish-RSFJ-së”.
Radio Evropa e Lirë shkruan se para një muaji i është drejtuar Ministrisë me pyetje, pasi Fondi për të Drejtën Humanitare me 31 janar ka publikuar dosjen “Zhdukja e dëshmive të krimeve gjatë luftës në Kosovë: Operacioni i fshehjes së trupave”.
Në dokument thuhet se ‘fshehjen e trupave të viktimave të krimeve të luftës e ka organizuar dhe kryer atëbotë kreu shtetëror, policor dhe ushtarak, punëtorët e ndërmarrjeve shtetërore dhe publike, por edhe gjykatësit dhe prokurorët’.
Pohohet se Slobodan Milosheviqi ‘i ka dhënë urdhër ministrit të atëhershëm të policisë Vlajko Stojilkoviq që të sanojë terrenin, me qëllim të shmangies së përgjegjësisë penale për krimet’.
Në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë, që Radios Evropa e Lirë i është dërguar përmes postës elektronike, thuhet se ky institucion do të bashkëpunojë me organet përgjegjëse shtetërore, dhe se “Fondi për të Drejtën Humanitare është një organizatë joqeveritare që nuk është e autorizuar që të mbledhë dëshmi për krimet e luftës dhe dëshmimin e tyre”.
Njëkohësisht në Ministri nuk flasin për gjetjet e Fondit për të Drejtën Humanitare sipas të cilave kjo organizatë, në bazë të dëshmive nga gjykata e Hagës, Gjykatës për krime lufte të Serbisë dhe burimeve vetanake, ka arritur që të vërtetojë identitetin e 110 personave që kanë marrë pjesë në fshehjen e gjurmëve të krimit.
Saktësohet se bëhet fjalë për pjesëtarët e kreut shtetëror ushtarak e policor.
“Me Kushtetutën e Republikës së Serbisë është e garantuar mbrojtja e të dhënave personale. Mbledhja, mbajtja, përpunimi dhe shfrytëzimi i të dhënave të personit rregullohet me ligj të posaçëm, me të cilin përcaktohet ndalesa dhe dënohet përdorimi i shënimeve të personit jashtë qëllimit të mbledhjes në përputhje me ligjin, përveç nevojave të nisjes së një procedure penale ose ruajtjes së sigurisë së Republikës së Serbisë”, thuhet në letrën e Ministrisë së Mbrojtjes.
Në pyetjen konkrete të Radios Evropa e Lirë se ku ndodhen, sot njerëzit që sipas shënimeve të Fondit për të Drejtën Humanitare kanë marrë pjesë në ‘pastrimin e terrenit’, Ministria nuk ka dhënë përgjigje konkrete, me sqarimin:
“Përgjigja në pyetjen për detyrat që kanë kryer personat ushtarakë profesional gjatë kohës së shërbimit aktiv, lëvizja e tyre në shërbim gjatë dhe pas zhvillimeve të luftës, si dhe emrat e mbiemrat e komandantëve të caktuar dhe udhëheqësve të njësive luftarake gjatë kohës së zhvillimeve në Kosovë dhe Metohi në vitin 1999, nuk mund t’i vihen në dispozicion publikut në bazë të hulumtimeve të Fondit për të Drejtën Humanitare”.
Në Ministri thonë se ‘nëse gjatë kryerjes së detyrave në kohë të gjendjes së luftës pjesëtarët profesionalë të Ushtrisë së Jugosllavisë kanë kryer ndonjë vepër penale dhe me këtë I kanë tejkaluar kompetencat, të dhënat për këtë I jepen prokurorisë publike dhe gjykatës për procedim të mëtejmë”.
“Për këtë dëshmon fakti se Ministria e Mbrojtjes me vite të tëra ka vepruar në bazë të kërkesave të Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës, si dhe të gjitha organeve shtetërore përgjegjëse për procedimin e krimeve të luftës, duke dhënë të gjitha shënimet dhe dokumentet”, thuhet në përgjigjen dërguar Radios Evropa e Lirë, të Drejtorisë për Marrëdhënie me Publikun të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Serbisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij