Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim një delegacion nga Ministria Federale e Punëve të Brendshme e Gjermanisë, kryesuar nga Sekretari Parlamentar i Shtetit në këtë ministri, Stephan Mayer.
Tahiri ka shprehur konsideratën e lartë për kontributin që Gjermania ka dhënë në gjithë procesin e shtetndërtimit të Kosovës, duke theksuar se përveç raporteve të shkëlqyera diplomatike, dy vendet kanë lidhje edhe sociale dhe ekonomike. Për më shumë, ministri Tahiri ka theksuar se Kosova e ndjek gjithmonë shembullin gjerman të demokratizimit dhe zhvillimit, si referencë, në të gjitha reformat që ndërmerr.
Mbështetja e shtetit gjerman, sipas ministrit Tahiri, është jetike në përmbushjen e aspiratave integruese të vendit, andaj ka kërkuar që kjo mbështetje të vazhdoj edhe për procesin e liberalizimit të vizave, për t’i dhënë fund izolimit të qytetarëve të Kosovës dhe për t’iu dhënë atyre mundësinë e lëvizjes së lirë në zonën Schengen.
Tahiri ka theksuar se janë përmbushur të gjitha obligimet e dala nga Agjenda e Reformave Evropiane, dhe procesi i liberalizimit të vizave, duke potencuar se janë ndërmarrë reforma strukturore të sektorit të sundimit të ligjit, përmes Rishikimit Funksional si dhe agjendës “Drejtësia 2020”, si dhe reformën legjislative, me pakon e ligjeve për gjyqësorin, pakon e ligjeve kundër korrupsionit, ndryshimet në politikat penale dhe ato të pronësisë.
Këto ndryshime, sipas ministrit Tahiri, do të mundësojnë që sistemi i drejtësisë në Kosovë të jetë funksional, efikas, profesional dhe i depolitizuar, duke ofruar shërbime të shpejta për gjithë qytetarët në gjithë territorin e vendit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit