Ministri i Infrastrukturës i Kosovës, Pal Lekaj, ka qëndruar sot në Shqipëri. Me ç'rast  është takuar me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta dhe ish Presidentin dhe ish Kryeministrin, Sali Berisha.

Lekaj, ka theksuar se në takim është biseduar për aktualitetin politik në Kosovë dhe Shqipëri.


"Sot, gjatë qëndrimit tim në Shqipëri, në takime të ndara u prita nga presidenti i këtij vendi, Ilir Meta dhe ish kryeministri Sali Berisha. Diskutuam për projektet e përbashkëta Kosovë - Shqipëri, jo vetëm infrastrukturore, por edhe për aktualitetin politik në të dyja vendet", ka shkruar Pal Lekaj në Facebook, transmeton Telegrafi.

Shkrimi i plotë:

Sot, gjatë qëndrimit tim në Shqipëri, në takime të ndara u prita nga presidenti i këtij vendi, z. Ilir Meta dhe ish kryeministri z. Sali Berisha. Diskutuam për projektet e përbashkëta Kosovë - Shqipëri, jo vetëm infrastrukturore, por edhe për aktualitetin politik në të dyja vendet.

I informova se Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po punon drejt lidhjeve të reja infrastrukturore nga Kosova në Shqipëri./Telegrafi/

57159974 2216196025106861 1495784212656029696 n

57122258 2216196031773527 337755399228751872 n