LAJMI I FUNDIT:

Milioneri ia dhuroi pasurinë kishës

Milioneri ia dhuroi pasurinë kishës

Kur mbeti gati me xhepa bosh, Albert Gubay e bëri një premtim – nëse me ndihmën e Zotit bëhet milioner gjysmën e pasurisë do t’ia dhurojë kishës. Disa dekada më vonë ai fitoi edhe tepër se që kishte premtuar dhe gati të gjitha fitimet i dha për qëllime humanitare.

Falë suksesit të zinxhirit të supermarketeve “Kwik Save” dhe sallave sportive “Gubayev” pasuria e tij u rrit në 500 milionë funte, prej të cilave 480 milionë ia dhuroi kishës.

“Qëllimi im është t’i dhuroj një miliard funte për qëllime humanitare”, tha Gubay për gazetën britanike “Daily Mail”.

Albert Gubay është lindur në Wales. Babai i tij ka qenë hebre, refugjatë nga Iraku, ndërsa nëna irlandeze. Dyqanin e parë “Kwik Save” e hapi në vitin 1965, ndërsa tetë vjet më vonë e shiti tërë zinxhirin e supermarketeve për 14 milionë dollarë, ndërsa pak më vonë e hapi edhe zinxhirin e sallave sportive “Total Fitness Gym” të cilën po ashtu e shiti më 2004 për 70 milionë funte.


Gubay tregon se pas Luftës së Dytë Botërore u largua nga marina dhe në xhep kishte vetëm 80 funte. Huazoi edhe 100 tjera dhe bëri ujdi me Zotin se nëse bëhet milioner gjysmën e pasurisë do t’ia dhurojë kishës. /Telegrafi/