Pothuajse një pjesë e madhe e artistëve ndërkombëtarë kanë ndarë tregime të ndryshme nga qëndrimi i tyre në vetizolim.

Njëra prej tyre është edhe këngëtarja e njohur, Miley Cyrus, e cila ka shpërndarë një detaj interesant me fansat e saj, shkruan Daily Mail.


Në një intervistë në emisionin “The Big Ticket”, 27-vjeçarja ka treguar se ka pastruar flokët vetëm dy herë gjatë katër muajve.

“Në katër muajt e mëparshëm, mendoj se kam pastruar flokët vetëm dy herë. Njëherë për këtë interviste dhe tjetra për Elton John”.

Ajo ndër tjera kishte theksuar se hera e fundit që kishte pastruar flokët kishte qenë gjatë muajit prill.

29968136 8452251 Rare wash As a guest on Variety s The Big Ticket released on Tue a 14 1592935141899

Gjatë po të njëjtës interviste, krijuesja e hitit “Wreaking Ball” kishte rrëfyer edhe për kohën kur kishte probleme me shëndetin mendor. /Telegrafi/