Këngëtaren do ta shohim shumë shpejt teksa do të performojë në Prishtinë.

Bëhet fjalë për Miley Cyrus, e cila tashmë ka konfirmuar se do të jetë para publikut në "Sunny Hill Festival", i cili do të mbahet në parkun e Gërmisë.


Ajo vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale teksa sjell imazhe dhe video të ndryshme për mbi 96 milionë ndjekës.

Miley Cyruis 3

Së fundi, bukuroshja ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet tejet provokuese para pasqyrës dhe në divan.

Në fakt, ajo shihet duke marrë poza e veshur në bikini të zi teksa ekspozon linjat joshëse dhe seksi trupore.

Ndryshe, Cyrus ditë më parë ka publikuar video projektin e ri të titulluar, "Mother's Daughter", i cili deri më tani është shikuar mbi 27 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/

Miley Cyruis 2

Miley Cyruis 1