Jo vetëm Taylor Swift është përballur së fundmi me akuzat për plagjiaturë.

Një gjë e tillë i ka ndodhur edhe këngëtares Miley Cyrus, e cila është paditur me 300 mijë dollarë dëmshpërblim.


miley2

Flourgon është artisti që ka paditur këngëtaren, pasi ai pretendon se kënga e saj "We can't stop" është plagjiaturë e këngës "We run things", të kënduar nga ai.

Kanë kaluar plot pesë vite nga kjo prurje muzikore, megjithatë Flourgon, emri i vërtetë i të cilit është Michael May, nuk e ka ndër mend të ndalet.

miley3

Miley dhe Michael janë thirrur në gjyq javën e ardhshme, ku edhe do t'u kumtohet verdikti final rreth kësaj çështje. /Telegrafi/