Sulmuesi anësor i Arsenalit, Nicolas Pepe ka përfunduar në radarin e gjigantit italian, Milanit.
Topçinjtë paguan 72 milionë funte apo diçka më shumë se 80 milionë euro për të nënshkruar me 26-vjeçarin nga Lille në verën e vitit 2019.
Por, deri më tani Pepe nuk ka arritur të tregojë vlerat e tij dhe të arsyetoj çmimin e lartë të paguar për shërbimet e tij.
Tani Arsenali thuhet se mund ta lërë Pepen të largohet për 25 milionë funte vitin e ardhshëm, ndërsa klubet e interesuara nuk mungojnë.
Sipas mediumit Il Milanista, Milani ka identifikuar të ‘dështuarin’ e Arsenalit si një objektiv kryesor transferimi.
Rossonerët thuhet se janë të gatshëm për të tentuar transferimin e yllit nga Bregu i Fildishtë si të hapet afati kalimtar dimëror. /Telegrafi/