Milani nuk apelon, Tassoti: Fajet i ka Balotelli!

Sulmuesi italian u ndëshkua në fund të ndeshjes (pas fishkëllimës së gjyqtarit) që Rossonerët e pësuan me rezultat 1-2 në San Siro, për shkak të reagimeve ofenduese ndaj arbitrit Luca Banti.
Ai është suspenduar me tri ndeshje moslojë, ndërsa klubi fillimisht njoftoi se do të apelonte, por ka lëshuar një komunikatë tjetër, ku thuhet se nuk do të ankohet për suspendimin e tij.
Kjo do të thotë se 23-vjeçari do të mungojë ndaj Bolognas, Sampdorias dhe Juventusit, ndërsa Tassotti e fajëson vet lojtarin për dënimin që mori.
“Ajo që ndodhi pas fishkëllimës së fundit nuk ka vlerë. Ndeshja kishte përfunduar dhe asgjë nuk mund të ndërrohet më”.
“Lojtarët duhet të jenë më të edukuar kur konfrontohen me arbitrat. Mund t’ua bësh një pyetje, por nuk bën ta teprosh dhe në këtë rast, Mario e ka kaluar kufirin dhe ka gabuar”, ka sqaruar Tassotti për Milan Channel.
Suspendimi i SuperMarios është një goditje e rëndë për Rossonerët, pasi tashmë i kanë të lënduar mesfushorët Kaka e Riccardo Montolivo dhe sulmuesin Stephan El Shaarawy. /Telegrafi/

















































