Ka disa javë që Mike Tyson ka paralajmëruar që të rikthehet në boks, mirëpo ai meç do të jetë për bamirësi.

Përballja që pritet të zhvillohet në Austri, pritet që t'i mbledhë mbi një milionë euro dhe të gjitha do të shkojnë në një donacion humanitar.


Mike Tyson ka shansin që të të rikthehet në boks, derisa kundërshtari i tij thuhet se do të jetë Sonny Bill Williams.

28072654 8292633 Tyson has recently been training to get into shape ahead of a po a 6 1588774825143

Legjenda e Zelandës së re në rugby besohet se ka pranuar të boksojë kundër legjendës së boksit, duke pranuar edhe rrezikun që do ta ketë në ring.

Pasi Tyson bëri paralajmërimin e tij, promovuesi i boksit në Melbourne, Brian Amatruda ka marrë përgjegjësinë që të organizojë atë meç.

53-vjeçari mund të përballet Williamsit, por si kandidat potencial është edhe ish-futbollisti  Barry Hall. /Telegrafi/

28072438 8292633 Tyson could fight former New Zealand rugby union star Sonny Bill a 5 1588774825101

telegrafi sport app