Site icon Telegrafi

Mijëra varre të pjesëtarëve të Wagnerit, dëshmi tjetër për shkallën e lartë të humbjeve të ushtrisë së Vladimir Putinit

Pamjet e reja nga varrezat në Rusi, janë një tregues tjetër për shkallën e lartë të humbjeve të ushtrisë së Vladimir Putinit në Ukrainë.

Janë varrezat Goryachiy Klyuch në rajonin e Krasnodarit, ku shihen të varrosur pjesëtarët e grupit mercenar rus Wagner.

Ky grup përbëhet kryesisht nga mercenar, ish-të burgosur për vrasje, përdhunime e madje kanibalizëm, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Burri nga Rusia, vajza e të cilit vizatoi pikturë kundër luftës në Ukrainë – dënohet me dy vite burgim

Në varrezën e publikuar në videon amatore, shihen mijëra varre të hapura për pjesëtarët e grupit famëkeq mercenar rus.

Në anën tjetër sipas analistit politik rus Dmitry Oreshkin, varrezat janë aq të mëdha, sa që është e “pamundur” t’ju shihet fundi.

Oreshkin ka theksuar se nuk ka shenja që Putin dhe njerëzit nga rrethi i tij i ngushtë, e kanë ndërmend t’i japin fund luftës së përgjakshme. /Telegrafi/

Exit mobile version