Ditë më parë Dani ka përjetuar një ngjarje rëndë në jetën private. Ai ka humbur gruan e tij, e cila ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë për disa muaj.

Ai kishte ndërprerë aktivitetet muzikore prej 3 janarit të këtij viti, për tu gjendur pranë bashkëshortes në një nga klinikat më prestigjioze të Brukselit.

Pas vdekjes së gruas, ai tanimë është kthyer në vendlindjen e tij në Pejë së bashku me 3 vajzat dhe djalin.

Tani për tani është gjithçka herët për tu thënë, se a do të vazhdojë ky njeri karrierën, vetëm se dihet që mijëra adhurues i kanë dhënë shtytje e forcë për ti përballuar këto ditë pikëllimi.

Rrethi i tij i ngushtë i miqve dhe shokëve kanë kërkuar nga Dani që të vazhdojë rrugën e këngës, meqenëse si njeri profesionist, ai i duhet këngës dhe kënga është e vetmja zeje që Dani di ta bëjë më së miri.

Megjithatë vendimin final për të vazhduar ose jo me këngën, siç kemi mësuar, Dani do ta ndajë me fëmijët, tre vajzat dhe djalin Andin. /Telegrafi/