Këngëtarja shqiptare, Mihrije Braha, rreth një muaj më parë njoftoi se ka marrë vaksinën kundër coronavirusit.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, këngëtari Naim Abazi, bënë të ditur se kanë marrë vaksinën e llojit AstraZeneca.
Ylli i ekranit së fundmi ka publikuar një video nga momenti i vaksinimit, gjersa ka falënderuar personin mjekësor që kanë qëndruar në linjën e parë të frontit në situatën e krijuar me pandemi.
“Gjithë falënderimi për heronjët e linjës së parë –mantilbardhët”, ka shkruar ajo.
Duhet theksuar që ditëve të fundit është rritur dukshëm numri i rasteve me COVID-19.
Çifti ndërkohë në fillim të pandemisë kanë treguar se kanë qenë të infektuar me COVID-19 dhe në disa prej intervistave ndanë përvojën e tyre.
Vetëm sot u shënuan 21 raste të vdekjes e po ashtu edhe 1,278 raste pozitive. /Telegrafi/