Mihrije Braha dhe Naim Abazi janë një ndër çiftet që gjithmonë i kanë rezistuar skenës.
Ata së fundmi kanë qenë të ftuar në emisionin e së dielës në Top Channel, ku kanë rrëfyer shumëçka nga jeta dhe karriera e tyre.
Ndër të tjerash, ata treguan se vazhdojnë të jenë të dashuruar me njëri-tjetrin sikur ditën e parë.
Këtë e vërteton edhe një puthje pasionante që ata shkëmbyen në mes të emisionit.
Si fillim u shkaktuan të qeshura në studio, me nikoqirët që brohorisnin “puthe, puthe”, teksa vetëm pak sekonda më pas kjo gjë ndodhi në të vërtetë.
Mihrija dhe Naimi përndryshe vazhdojnë të jenë shumë aktivë në muzikë me këngë të reja dhe angazhime në dasma, e ahengje të ndryshme. /Telegrafi/