LAJMI I FUNDIT:

Migrena mё e pranishme tek personat me bel ‘dhjamor’

Migrena mё e pranishme tek personat me bel ‘dhjamor’

Tashmë ёshtё e njohur se shtresat e indit dhjamor nё pjesën abdominale (tё barkut) rrisin rrezikun e personave për tё vuajtur nga diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Por, studimet e fundit kanё treguar se ka njё lidhje nё mes indit dhjamor tё abdomenit dhe rritjes sё rrezikut nga migrena, sё paku nё moshën mbi 55-vjeçare.

Ështё treguar se gratё janë madje tri herё mё shumё tё prira pёr tё vuajtur nga migrena nё krahasim me meshkujt. Ështё vërtetuar se gratё me bel mё tё trashё kanё rreth 30% mё shumё rrezik pёr tё vuajtur nga migrena nё krahasim me gratё tё cilat nuk kanё tepricë tё indit yndyror nё hapёsirёn abdominale.

Kёto studime nuk tregojnë se me humbjen e kilogramëve tё tepërta nё bel, mund tё shmanget edhe migrena, por janë nё vazhdë e sipër pёr tё shpjeguar mekanizmin e zhvillimit tё migrenës.