LAJMI I FUNDIT:

MicroUSB për iPhone

MicroUSB për iPhone

Për tu përshtatur me rregullat e BE-së që kërkojnë mbushësit e standardizuar për telefonat celularë, nga Apple kanë ofruar adaptuesin i cili mundëson mbushjen e baterive të pajisjeve përmes konektorit microUSB.

Adaptuesi është gjithashtu në dispozicion në Britani të Madhe me çmim prej tetë funt, e me të mundësohet përdorimi i cilitdo microUSB kabllo për mbushjen e iPhoneit. Qëllimi i kësaj iniciative, të cilën në mes tjerash e kanë pranuar edhe Samsung, LG, Motorola dhe RIM, është që celularët e prodhuesve të ndryshëm të mund të mbushen me të njëjtin mbushës, e i cili ka konektorin microUSB.

Supozohet se ky adaptues do të dërgohet së bashku me iPhone 4S në mbarë tregun evropian. /Telegrafi/