Piloti i ekipit të Formula 1, Haas, Mick Schumacher, i cili është edhe djali i legjendës, Michael Schumacher bër një aksident të frikshëm në seancën e dytë kualifikuese në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite sot (e shtunë).
Mick Schumacher u përplas me murin e betonit në kthesën 12 në garën e Jeddah.
Makina u rrotullua dhe goditi murin prej betoni me shpejtësi të madhe rreth 273 km/h.
Haas konfirmoi se Mick ishte i vetëdijshëm ndërsa ishte në makinë.
Gjermani më pas është transferuar në Spitalin e Forcave të Armatosura King Fahad për një kontroll mjekësor.
Mick në gjendje të mirë fizike
Guenther Steiner konfirmon se Mick Schumacher është në gjendje të mirë dhe është dërguar në spital për një skanim të mëtejshëm.
Gjermani shtoi se ishte në kontakt të vazhdueshëm me nënën e Mickut dhe çdo masë e rëndësishme është marrë.
UPDATE: Mick is physically in a good condition but will be flown by helicopter to hospital for further precautionary check-ups. #HaasF1 #SaudiArabianGP
— MoneyGram Haas F1 Team (@HaasF1Team) March 26, 2022
Thank you for all your kind messages and well-wishes following Mick’s accident 🙏#HaasF1 #SaudiArabianGP
— MoneyGram Haas F1 Team (@HaasF1Team) March 26, 2022
Kontakt i vazhdueshëm me nënën
Sipas komunikimit të fundit, Mick Schumacher foli me nënën e tij Corinna dhe ishte i vetëdijshëm.
Djali i Schumacher tashmë është në spital duke bërë një CT. /Telegrafi/
The latest update on Schumacher from Sky is that he appears physically fine but will be taken to hospital for a precautionary scan.
LIVE: https://t.co/7VfGU09mxb#SaudiArabianGP #F1 pic.twitter.com/eRvtEIsLH3
— Standard Sport (@standardsport) March 26, 2022
Latest update:
Mick Schumacher "appears physically fine" according to his team. He has also spoken with his mother. But will most likely need to go to hospital for further precautionary checks.#SaudiArabianGP pic.twitter.com/O2MveMa8Co
— Crash.net – Formula 1 (@CRASH_NET_F1) March 26, 2022