Mick Jagger dhe e fejuara e tij e re janë fotografuar para Pallatit të Versajës në Paris, në prag të një darke gala për nder të mbretit Charles III dhe mbretëreshës Camilla që po vizitojnë Francën.
80-vjeçari ka pozuar në tepihun e kuq me të dashurën e tij, ish-balerinën Melanie Hamrick (36 vjeçare).
Çifti ka qenë në disponim të mirë, andaj nuk janë shqetësuar nga era e fortë që i ka prishur flokët rokerit të famshëm.
Të dy ishin të koordinuara në modë me kombinime të zeza. Mick zgjodhi një kostum klasik të zi me këmishë të bardhë dhe e freskoi veshjen me një shall.
E dashura e tij e vuri në pah figurën e saj të hollë me një fustan të gjatë të zi me një pelerinë që zvarritej. /Telegrafi/