Site icon Telegrafi

Mesut Ozil krijon ‘skuadrën e ëndrrave’ të Ligës së Kampionëve këtë sezon, shumë zgjedhje befasuese

Legjenda me prejardhje turke, Mesut Ozil po shijon pensionin e tij nga futbolli duke shikuar sezonin 2023/24 të Ligës së Kampionëve.

Ish-mesfushori i Arsenalit ka ardhur me një ‘ekip ëndrrash’ me lojtarë nga skuadrat e përfshira në garë këtë sezon.

Vetëm Bukayo Saka vjen nga Arsenali në këtë formacion të zgjedhur nga Ozil, ndërsa nuk mungojnë yje të mëdha dhe veteranë.

Kylian Mbappe dhe Erling Haaland janë dy yjet më të mëdha dhe gjenden në sulm.

Në mesfushë ai ka zgjedhur emra si Rodri, Ivan Rakitic, Edouardo Camavinga dhe Leroy Sane.

Në mbrojtje, ish-ylli gjerman ka zgjedhur Antonio Rudiger dhe Ruben Dias, ndërsa nuk kishte si të mungonte edhe miku i tij i mirë, Sergio Ramos.

Në portë, Ozil ka zgjedhur ish-bashkëlojtarin e tij te Kombëtarja e Gjermanisë, Manuel Neuer.

Ndryshe, Ozil, i cili ishte pjesë e skuadrës së Arsenalit deri në vitin 2021, kishte privilegjin të shikonte Sakën të depërtonte në ekipin e parë dhe të vendosej si një lojtar kyç në Emirates.

Ekipi i ëndrrave i Ozilit në Ligën e Kampionëve 2023/24:

/Telegrafi/

Exit mobile version