Telegrafi

Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan – ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre

Mesut Ozil ka parë çerekfinalen e Euro 2024 mes Holandës dhe Turqisë, i shoqëruar nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

Përpara Kupës së Botës të vitit 2018, Mesut Ozil dhe Ilkay Gundogan, të dy me origjinë turke, u fotografuan me presidentin turk Erdogan, duke marr kritika për përzierjen e futbollit me politikën.

Dyshja ishin në tribuna, ku Turqia u eliminua nga Euro 2024, pas humbjes me rikthim nga Holanda me rezultat 2-1.

 

Pavarësisht përpjekjeve të tyre për të minimizuar çdo motiv politik, Mesut u përball me reagime në rritje, veçanërisht pas eliminimit të hershëm të Gjermanisë nga turneu.

Ai përfundimisht përmendi racizmin dhe trajtimin e padrejtë si faktorët kryesorë në vendimin e tij për t’u tërhequr nga futbolli ndërkombëtar me Gjermaninë.

Mesut ka qenë i fokusuar në mbështetjen e Turqisë, pasi nuk është parë në ndeshjet e fundit të Gjermanisë, me të cilën fitoi Kupën e Botës.

Vizita e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan në Gjermani, nuk është pritur mirë nga shteti gjerman, sidomos pas dënimit të Merih Demiral, i cili mungoi ndaj Holandës, shkaku i një gjesti të mbrojtësit që u konsiderua politik. /Telegrafi/