Site icon Telegrafi

“Messi është shumë i lumtur në Inter Miami pas largimit nga PSG”, trajneri vëren ndryshimin e madh të argjentinasit

Trajneri Tata Martino e ka vërejtur një Lionel Messi “shumë më të lumtur” në Inter Miami, pas vendimit të tij për t’u larguar nga Paris Saint-Germain në verë.

Martino, i cili më herët kishte drejtuar Messin te kombëtarja e Argjentinës dhe Barcelona, ka vërejtur një ndryshim të rëndësishëm në sjelljen e sulmuesit që nga fitorja e tij në Kupën e Botës me Albiceleste dhe kalimin e mëvonshëm në Inter Miami.

Kapiteni argjentinas ka qenë një goditje e menjëhershme në SHBA – pasi iu bashkua Inter Miamit në një transferim të lirë pasi u largua pas një periudhe të trazuar dyvjeçare në PSG.

Lexo po ashtu Messi vazhdon shkëlqimin dhe golat, dërgon Inter Miamin në gjysmëfinale të Kupës

Messi tashmë ka shënuar tetë gola në pesë ndeshje me klubin nga Florina dhe Martino beson se një Messi “më i qetë” ka qenë një faktor domethënës pas paraqitjeve të tij superlative.

“E shihni në fushë, nuk kam pse t’ju them, por ai është shumë më i qetë, shumë më i lumtur. Të jesh i lumtur ka të bëjë edhe me vendin ku ka qenë”, ka thënë t Martino.

Messi ka shijuar jetën e tij edhe jashtë fushës dhe së fundmi është parë duke darkuar me familjen e bashkëpronarit të tij në Inter Miami, David Beckham, së bashku me bashkëlojtarët Jordi Alba, Sergio Busquets dhe gratë e tyre.

Argjentinasi do të kthehet në aksion kundër Philadelphia Union në gjysmëfinalet e Kupës së Ligës të martën në mbrëmje në Subaru Park në Chester të Pennsylvania. /Telegrafi/

Exit mobile version