LAJMI I FUNDIT:

Meshkujt hanë mish, ndërsa femrat perime

Meshkujt hanë mish, ndërsa femrat perime

Në një studim të ri amerikan, në të cilin janë anketuar mbi 14 mijë njerëz, është vërtetuar se meshkujt preferojnë të hanë ushqim nga kafshët, ndërsa femrat e favorizojnë më tepër ushqimin me prejardhje bimore.

Megjithatë ekzistojnë edhe disa përjashtime: meshkujve më tepër u pëlqejnë karavidhet, bizelet dhe brokoli, ndërsa femrat më tepër dëshirojnë jogurt dhe vezë.

Sa i përket gjendjes shëndetësore, meshkujt janë më shumë të prirë për të fituar ndonjë sëmundje si pasojë e ushqimit të cilin e hanë, dhe nuk kanë fare frikë nga mishi i papjekur mirë, si dhe vezët i përdorin më të freskëta.

Përkundër kësaj, femrat i kushtojnë kujdes më shumë ushqimit që marrin, janë më tepër të prira nga ushqimi i shëndetshëm dhe janë të vendosura që ta përgatisin mirë dhe mjaftueshëm aq sa është e nevojshme, dhe si rrjedhojë janë më pak të rrezikuara nga sëmundjet e lidhura me ushqimin.