LAJMI I FUNDIT:

Mesazhe unifikimi gjatë 100 vjetorit të Kongresit të Manastirit

Mesazhe unifikimi gjatë 100 vjetorit të Kongresit të Manastirit

Në Shkup u mbajt Akademia Solemne me rastin e 100 vjetorit të Kongresit të Alfabetit të gjuhës shqipe.

Në ceremoninë që e nderuan edhe kryeministrat e Maqedonisë Nikolla Gruevski, Shqipërisë Sali Berisha dhe ai Kosovës Hashim Thaçi, morën pjesë edhe personalitete të njohura të shkencës, kulturës dhe letrave shqipe. Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski tha se kjo datë paraqet një dritë të ndritur në historinë e popullit shqiptar.

“Kultivimi i datave dhe vlerave historike paraqet një përkushtim konstant i Qeverisë së Maqedonisë. Para 100 viteve pikërisht në Manastir u vendos nxitja më e madhe kulturore e shqiptarëve”, theksoi kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

Sipas tij, Kongresi i Manastirit u zhvillua në një kohë turbulence, por që konkluzionet që dolën prej tij sipas Gruevskit nuk ishin drejtuar kundër popullit maqedonas por edhe popujve të tjerë. “Ne ndajmë vlera të ndërsjella dhe ky manifestim tregon unitetin tonë në këtë vend.


Respekt të ndaj kulturës dhe vlerave kombëtare shqiptare. Qeveria e Maqedonisë do të vazhdojë me kultivimin e vlerave kulturore dhe kombëtare të shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera”, theksoi kryeministri Gruevski.

Kryeministri shqiptar Sali Berisha në fjalimin e tij shprehu falënderime për kryeministrin Gruevski dhe Qeverinë e Maqedonisë për organizimin duke fisnikëruar vendin dhe kombin e tij dhe duke nderuar mbarë shqiptarët.

“Sot ne nderojmë një nga ngjarjet më kulmore në historinë tonë kombëtare, 100 vjetorin e Kongresit të Manastirit , i cili së bashku me Lidhjen e Prizrenit do të përbënin dy zhvillimet më kryesore të kombit shqiptar”, theksoi kryeministri Berisha.

Sipas tij, vendimi i Kongresit të Manastirit ishte përcaktues jo vetëm për njësimin e gjuhës, por ishte vendimtar për njësimin dhe bashkimin e kombit shqiptar rreth idealeve të pavarësisë kombëtare.

“Pa Prizrenin dhe Manastirin Vlora nuk do të ishte, sepse ishin këto ngjarje të mëdha që bën të mundur që shqiptarët të nisin rrugën e tyre të lirisë dhe pavarësisë”, theksoi kryeministri shqiptar Sali Berisha, duke shtuar se shqiptarët dhe maqedonasit kanë një histori bashkëpunimi dhe një histori të përbashkët për liri.

Berisha uroi mbarë shqiptarët kudo që janë me rastin e këtij përvjetori të gjuhës shqipe, që sipas tij është një nga gjuhët më të bukura të këtij planeti.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha se kjo Akademi ka një mesazh të fuqishëm për shqiptarët në rajon.

“Shqiptarët shekuj me radhë patën një histori me vlera të ndritura. Në Kongresin e Manastirit u shpalosën dy alfabete. Por vetë jeta dhe përcaktimi properëndimor i shqiptarëve përqafoi alfabetit latin”, theksoi kryeministri Thaçi.

Sipas tij, Kongresi i Manastirit është një akt historik që institucionalizoi alfabetin e gjuhës shqipe dhe se është një ngjarje kulturore që përqafoi alfabetin latin. "Sot të gjithë shqiptarët janë krenar pas 100 vjetësh me vendimet e Kongresit të Manastirit”, theksoi kryeministri i Kosovës.

Në këtë solemnitet kanë marrë pjesë edhe kryetarët e Akademive të Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Me rastin e 100 vjetorit të Kongresit të Manastirit, organizatorët i ndan mirënjohje nderi tre kryeministrave të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, të Shqipërisë Sali Berisha dhe kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi. Akademia Solemne vijoi me një program artistik të udhëhequr nga Filarmonisë së Maqedonisë, por me pjesëmarrjen edhe të artistëve të njohur shqiptarë. /ina/

Në trend Kultura

Më shumë
Shkollimi i shqiptarëve në Beograd

Shkollimi i shqiptarëve në Beograd

Kulture
Historia e fisit Shala

Historia e fisit Shala

Kulture
Adriano Celentano kur ka dëgjuar zërin e Françesk Radit: Ky jam unë!

Adriano Celentano kur ka dëgjuar zërin e Françesk Radit: Ky jam unë!

ELEGJI

ELEGJI

Analiza
Ideja e sionistit Leo Elton, që në Shqipëri të formohej shteti hebraik!

Ideja e sionistit Leo Elton, që në Shqipëri të formohej shteti hebraik!

Kulture
SI TRËNDAFIL I KUQ

SI TRËNDAFIL I KUQ

Kalo në kategori