Site icon Telegrafi

Merr fund pritja për Albion Rrahmanin, ai pritet të debutojë në ndeshjen e radhës me Rapidin

Sulmuesi Albion Rrahmani pritet të debutojë me fanellën e Rapid Bukureshtit në ndeshjen e radhës së klubit të tij të cilën e luan ndaj Craiovas.

Kjo ndeshje zhvillohet të premten mbrëma dhe i takon xhiros së pestë të kampionatit të Rumanisë.

Rapidi ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se Rrahmani është përfshirë në listë për duelin në udhëtim ndaj Craiovas që fillon nga ora 20:30.

Rrahmani muajin e shkuar iu bashkua Rapidit nga Ballkani i Suharekës për 600 mijë euro.

Ai deri më tani nuk ka mundur të debutojë për shkak të dokumenteve, duke pasur parasysh se Rumania nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Lexo po ashtu Zyrtare: Albion Rrahmani transferohet te Rapidi i Bukureshtit

22-vjeçari ka kontratë me Rapidin deri në vitin 2026. /Telegrafi/

Exit mobile version