LAJMI I FUNDIT:

Merkeli (ende) bën sehir

Merkeli (ende) bën sehir

Disa fjali ngjiten si çamçakëz tek ai që i ka nxjerrë nga goja. Nga fjali të tilla nuk shpëton kurrë. Ish-kancelari Gerhard Schröder tha njëherë në rini, në vitet 1980: "Dua të futem aty brenda!" Socialdemokrati e kishte fjalën për zyrën e kancelarit, derën e së cilës po e tundte me forcë. Shumë vite më vonë Schröderi e arriti me të vërtetë objektivin e tij të formuluar në një moment hareje të shfrenuar. Kjo fjali ka që atëherë status kulti. Fjalia më e famshme e Angela Merkelit që prej kësaj vere është: "Do t’ia dalim mbanë!" Ajo u tha në lidhje me krizën e refugjatëve, për përballimin e së cilës pasardhësja e Schröderit në post ishte shumë e bindur. Nëse vazhdon të jetë e bindur, për këtë nga dita në ditë mund të shprehet dyshim.

Merkeli nuk ka më thuajse fare aleatë, te të cilët mund të mbështetet. Në nivelin evropian ajo ishte e izoluar që në fillim të krizës së refugjatëve. Shumica e vendeve u ndienë të zënë në befasi nga gjermanët, kur ata hapën kufijtë me bujari, para së gjithash për njerëz nga shteti i luftës civile, Siri. Në rrugën për në Gjermani, karvanet e refugjatëve kërkojnë që atëherë rrugë gjithnjë e më të reja në kufijtë e jashtëm të BE. Kulturë mikpritjeje të llojit gjerman ata kanë gjetur pak në këtë rrugë. Edhe në atdheun e Merkelit atmosfera ka ndryshuar. Kur dy kolegët më besnikë të kabinetit, Ministri i Brendshëm, Thomas de Maiziere dhe Ministri i Financave, Wolfgang Schäuble distancohen nga kancelarja, ajo duhet të alarmohet. Kufizimi i bashkimit familjar, që kërkohet prej kolegëve të kancelares gjithsesi nuk përshtatet me strategjinë e propaganduar deri tani nga Merkeli. Mund të spekulosh, nëse Merkeli e ka nënvleftësuar dimensionin e ardhjes së refugjatëve, në aspektin sasior, cilësor, psikologjik. Faktet janë të qarta: që tani mungojnë strehime të përshtatshme për refugjatët. Ndihmësit profesionistë dhe vullnetarë janë gjithnjë e më të mbingarkuar, vlerat në anketime për parti populiste si Alternativa për Gjermaninë (AfD) janë në rritje.

Merkeli ka gjoja besim të pakufizuar te Ministri i saj i Brendshëm. Po të mos e kishte, ajo duhet ta shkarkonte de Maizière-n. Ose shumë i kritikuari mund të largohet vetë. Shkak për këtë ai ka prej kohësh: në fillim të periudhës legjislative iu desh që t’ia dorëzojë karrigen e shefit në Ministrinë e Mbrojtjes gruas numër dy në partitë unioniste, Ursula von der Leyen. Dhe para disa javësh, Merkeli emëroi koordinator për refugjatët shefin e Zyrës Kancelarore, Peter Altmaier. Koha ka ardhur pa dyshim që Merkeli të përcaktojë sërish tonin në çështjen e refugjatëve. Po të dështojë në këtë detyrë, një ditë mund të thuhet: "Zonja Merkel kishte zemër, por ja që nuk kishte plan." Edhe kjo fjali është e paraardhësit të saj, Gerhard Schröder.


Në trend

Më shumë
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët

Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët

Magazina
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Metoda më e lirë për tharjen e rrobave në dimër pa pasur nevojë për nxehtësi

Metoda më e lirë për tharjen e rrobave në dimër pa pasur nevojë për nxehtësi

A e dini se...
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin

Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin

Magazina
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
A nuk është ky karton i kuq? Për herë të parë në historinë e Ligës Premier, gjyqtari nuk respektoi vendimin nga dhoma e VAR

A nuk është ky karton i kuq? Për herë të parë në historinë e Ligës Premier, gjyqtari nuk respektoi vendimin nga dhoma e VAR

Premier League
Kalo në kategori