Shqiptarët në Norvegji, jo rrallëherë kanë organizuar takime të ndryshme me bashkatdhetarë, duke i bashkuar kështu vlerat kulturore- artistike e kombëtare.

Rrjeti Profesionist Shqiptaro-Norvegjez me kryetar Bujar Shala, me 8 shtator, do të organizojë "Ditën Shqiptare".


Ftohen të gjitha shoqatat, rrjetet e ndryshme, shqiptarët në Norvegji, të jenë pjesë e takimit i cili do të mbahet në Sheshin e Parlamentit në Oslo, duke filluar nga ora 10:00.

Hapjen e programit: Fjalën përshëndetëse nga RrPShN-ja. Pastaj, nënkryetarja e Bashkisë së Oslo's, grupi i valleve, kori i këngëve, pastaj recitime të ndryshme, muzikë etj.

Nga ora 12:00 -18:00 do jenë të hapura tezgat në formën e panairit, ku mund të prezantohen shoqatat dhe rrjetet e ndryshme shqiptare.

Në këtë organizim, të pranishëm do të jenë edhe përfaqësues të Lobit Euro Atlantik Shqiptarë, ku do takohen me përfaqësuesit e shoqatave dhe organizatave të komunitetit shqiptarë./Telegrafi.