LAJMI I FUNDIT:

Mercedesi partneritet me kompaninë e motoçikletave

Mercedesi partneritet me kompaninë e motoçikletave

Mercedes-AMG ka njoftuar se ka blerë 25 për qind të aksioneve të firmës së motoçikletave, MV Agusta, duke treguar lëvizjen e re në tregun botëror. Me marrëveshjen e re, Mercedesi ka siguruar partneritet me kompaninë italiane për një kohë më të gjatë.

Kjo lëvizje spekulohet se është realizuar pas interesimit të Mercedesit në rritjen e performancave të motorëve të motoçikletave, transmeton Koha.net. Tani Mercedesi planifikon të krijojë motorë nga MV Agusta që mund të përdoren në makinat e kompanisë.

MV Agusta është kompani legjendare që ka 75 tituj të botës në sportin e motoçikletave duke përfshirë edhe Moto GP-në.


Kjo kompani në 15 vjetët e fundit është blerë dhe shitur për katër herë, ndërsa marrëveshja me Mercedesin cilësohet si e duhura për planin e ri të gjermanëve për vetura me motorë me tre cilindra.

Marrëveshja vjen pas shpalosjes së planeve të rivalëve më të mëdhenj të Mercedesit, si BMW që lansoi modelin e ri BMW i8, Audi që njoftoi planet për motorët me tre cilindra dhe Volkswageni që tregoi konceptin e motorit të ri në Paris Motor Show.

MV Agusta në këtë marrëveshja ka siguruar stabilitet dhe qëndrueshmëri në tregun evropian.