Mercedes njoftoi se do të ndërtojë motorë elektrikë “me performancë ultra të lartë” në objektin e tij të prodhimit në Berlin, bazuar në teknologjinë e fituar përmes blerjes së YASA.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kompania me bazë në Mbretërinë e Bashkuar u ble këtë verë, duke i dhënë Mercedes qasje në teknologjinë e saj motorike.
Sipas YASA, motorët aksialë ofrojnë 30 për qind më shumë densitet çift rrotullues sesa ato radiale konvencionale.
Teknologjia e saj, në mënyrë specifike, zvogëlon masën e hekurit të statorit deri në 80 për qind, gjë që ofron një avantazh prej 30 për qind të densitetit të fuqisë dhe zgjeron gamën e një automjeti deri në pesë për qind. /Telegrafi/