Mënyra më e ëmbël për t’u treguar fëmijëve të vërtetën e Babagjyshit
Santa Claus, siç njihet tek ne Babagjyshi i Vitit të Ri, është gjithandej i pranishëm në këto ditë festash, por kjo gjë mund t’i bëjë konfuzë shumë fëmijë. Duke parë kaq shumë Babagjyshër rreth e rrotull, u lind një pyetje: "Është i vërtetë Babagjyshi? Dhe nëse po, cili prej tyre është i vërteti"
Asnjë prind, në fakt, nuk do që t’i gënjejë fëmijët e vet, por natyrisht, asnjë nuk do që t’u prishë magjinë e festave dhe lumturinë atyre. Megjithatë në rastin e një të vërtete të tillë, shumë prindër mendojnë se fëmijëve u duhet thënë e vërteta që Babagjyshi nuk ekziston, por në një mënyrë të ëmbël.
Chantel R., një këshillues prindërish, ndërsa rekomandon çfarë duhet të bëni përpara një pyetjeje të tillë, këshillon se prindërit nuk ngurojnë t’ua hedhin poshtë fëmijëve mitin e Babagjyshit, me arsyen se “nuk duan t’i gënjejë ata.”
Po ju në cilin grup jeni? A do t’jua shpjegonit fëmijëve tuaj të vërtetën për ekzistencën e Babagjyshit? Si mund ta keni një shpjegim të mirë që Babagjyshi është apo jo i vërtetë dhe cili është i vërteti? A ua humbet ky shpjegim magjinë e festave fëmijëve? Apo mund të jetë më mirë për ta?
Këtyre pyetjeve, më poshtë u vjen një përgjigje e ëmbël nga një nënë, e cila para disa vitesh i ka shkruar një letër (e botuar në “New York Times”), e cila kishte një përgjigje të përkryer për ekzistencën e Babagjyshit, shkruan revista class. Një pjesë e lëtrës së Martha Brockenbrough për të bijën është postuar më vonë në pothuaj çdo kohë festash.
"E dashur Lucy,
Faleminderit për letrën tënde. Ke bërë një pyetje mjaft të zgjuar: "A ekziston ti Santa?"
E di që përgjigjen e kësaj pyetjeje e ke kërkuar prej kohësh, ndërsa unë kam menduar gjithmonë si të të përgjigjem.
Përgjigjja është “Jo”. Unë nuk ekzistoj. Nuk ekziston asnjë Santa.
Unë jam një person që kam ndihmuar për të gjetur dhuratat e tua të Krishtlindjeve. Po ashtu, kam nxituar për t’i vendosur ato poshtë pemës. Të njëjtën gjë ka bërë edhe mami im për mua, por edhe nëna e saj për të. (Dhe, natyrisht, baballarët kanë ndihmuar gjithashtu)
E imagjinoj që këtë gjë do të bësh edhe ti një ditë me fëmijët e tu dhe e di që do të lumturohesh kur t’i shohësh ata të vrapojnë drejt pemës së Krishtlindjeve mëngjesin e festës për të hapur dhuratat. Do të lumturohesh duke i para ata të ulur poshtë pemës, me fytyrat e qeshura dhe të shkëlqyeshme nga dritat magjike të festës.
Ky moment është Babagjyshi i vërtetë.
Babagjyshi është më i madh se një njeri dhe puna e tij është shumë më e gjatë se e secilit prej nesh. Ajo që do ai, është shumë e thjeshtë, por e jashtëzakonshme dhe e pakrahasueshme me asgjë tjetër në botë. Ai u mëson fëmijëve të besojnë në diçka që nuk mund ta shohin ose ta prekin.
Është një punë shumë e madhe, por edhe mjaft e rëndësishme njëkohësisht. Gjatë gjithë jetës sate do ta ndjesh nevojën për të besuar: tek vetja, tek miqtë, tek talenti yt dhe tek familja jote. Po ashtu do të kesh nevojë të besosh në gjëra, të cilat nuk mund t’i mbash gjithmonë në duar. Dhe këtu e kam fjalën për dashurinë dhe fuqinë e saj të pashtershme për të të rrethuar në çdo fushë të jetës, madje edhe në momentet e errëta, edhe në acarin e ftohtë, ajo do të të ndriçojë dhe do të të ngrohtë.
Santa është mësues dhe unë jam një prej studenteve të tij. Tani edhe ti e mësove sekretin e vendosjes së dhuratave në këtë vigjilje Krishtlindjesh: ai ndihmon të gjithë njerëzit që duan t’i bëjnë të lumtur fëmijët e tyre.
Me shumë dashuri në zemër, njerëz si babi dhe unë, e kthejnë të qenit Santa në një lloj pune, e cila në fund shpërblehet vetëm me një dashuri të madhe.
Kështu pra, jo, Santa nuk ekziston. Santa është dashuri dhe magji dhe shpresoj, edhe lumturi. Unë jam në grupin e tij, por edhe ti po ashtu.
Të dua dhe do të të dua shumë!
Mami
Gëzuar festat të gjithë prindërve dhe fëmijëve. Tani, shkoni puthni fëmijët tuaj."
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëËshtë e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!
Cameron Diaz rikthen trendin klasik të thonjve: Disa ide për t'i çuar në një tjetër nivel
Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët
Nëse bëni seks në këto pozicione, do të keni binjakë!
Kate Middleton ka një model të ri flokësh për të cilin femrat janë mahnitur: Tani e dimë si e bën
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë