“Kam dy motra dhe një vëlla, megjithëse jam më e re. Duke u rritur, ishte sikur të kisha dy lloje të prindërve; motrat dhe vëllai ishin shumë mbrojtës ndaj meje. Derisa mbusha 10 ose 11 vjet, gjithçka që vishja ishin teshat e vjetra të motrave të mia. Nëna ime ruante gjithçka dhe ripunonte për mua”, ka thënë Mendes.

Por aktorja 35-vjeçare është e kënaqur që nuk ka ardhur nga një familje e pasur, pasi kjo e bën atë që t’i respektojë paratë të cilat i ka tash.