LAJMI I FUNDIT:

MEM kundër termocentralit bashkë me Shqipërinë

MEM kundër termocentralit bashkë me Shqipërinë

Pa kaluar as tre ditë nga vizita e kryeministrit Hashim Thaçi në Tiranë dhe deklaratave të përbashkëta me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, se dy vendet tona do të jenë bashkfinancues në termocentralin “Kosova C” që pritet të ndërtohet, të dy kryeministrat janë përgënjeshtruar nga Ministria e Minierave dhe Energjetikës (MEM), e drejtuar nga Justina Pula.

Siç shkruan gazeta “Lajm” duke cituar deklaratën e kësaj ministrie procedurat parakualifikuese për këtë tender kanë mbaruar.

“MEM bën të ditur se sa i përket projektit “Kosova C”, kompanitë parakualifikuese janë përcaktuar dhe përfshirja e ndonjë investitori tjetër nuk është e mundur”, citon kjo gazetë MEM-in.

Por zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramë Manaj, ka deklaruar se do të realizohet ajo çka kanë deklaruar dy kryeministrat shqiptarë gjatë takimit në Tiranë.


“Nuk dua ti komentoj deklaratat e MEM-it, por mund të them se atë që e ka thënë kryeministri Thaçi në Tiranë, e ka thënë edhe qeveria e Kosovës”, ka deklaruar për Lajm, zëvendëskryeministri Manaj.