LAJMI I FUNDIT:

Mëllaga, anti-mikrobi më i mirë natyral

Mëllaga, anti-mikrobi më i mirë natyral

Shumë e mirë për të pastruar në thellësi një lëkurë me shumë puçrra, sepse është anti-mikrobi më i mirë natyral. Se beson?

Shtoji hidratuesit tënd 2 pika vaj esencial mëllage dhe masazho me të fytyrën në mëngjes dhe në darkë duke evituar sytë, për të mos irrituar mukozat. Kështu, pas disa ditësh puçrrat do të zhduken.

Përse funksionon: sepse përmban principe aktive që bllokojnë shtimin e baktereve që krijojnë puçrrat, rregullon sekretimin e dhjamit, heq erën e keqe nga goja dhe është një zbardhues i shkëlqyeshëm i dhëmbëve.

Si ta përdorësh: Bëj një banjo me mëllagë për këmbët. Hidh në një legen me ujë të vakët 3 lugë gjethe të thata të mëllagës, lëri këmbët në ujë për 10 minuta, pastaj fshiji me kujdes, kështu këmbët nuk do të djersiten shumë dhe s’do të mbajnë më erë.


Mëllaga lufton erën e keqe dhe në pjesë të tjera të trupit. Pas ngrënies, përtyp 2-3 gjethe mëllage dhe do të jesh gati për një puthje! /Telegrafi/