LAJMI I FUNDIT:

“Mekanikët fluturues” prinë në gënjeshtrat e 1 Prillit

“Mekanikët fluturues” prinë në gënjeshtrat e 1 Prillit

Mekanikët fluturues dhe posterët me kryeministrin britanik ishin ndër rrenat më të pëlqyera në mediat britanike më 1 prill.

Gazeta Daily Mail shkruan se Asociacioni i Automobilave (AA), i cili merret me thirrjet emergjente pas prishjeve që klientët e tyre ballafaqohen çdo ditë në rrugë, ka pajisur stafin e vet me aparate personale fluturimi për të arritur sa më shpejtë te klientët në nevojë.

Artikulli me titull “Airborne Association” shkruan se ka nisur shërbimin “Njeriu raketë” pasi shumica e myshterinjve që thirrin janë të ngujuar në trafik dhe është vështirë të arrihet në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë tabloidi britanik The Sun me krenari njoftoi se ia ka arritur të krijojë “faqen e parë të gazetës që mban erë të mirë” duke publikuar një faqe të zezë, me një katror në mes në të cilin gjenden instruksionet: “Lëpije këtu”. Gazeta fton lexuesit e vet “të shijojnë faqen dhe t’ia qëllojnë se çfarë ere mban”.


Ndërsa gazeta më serioze Guardian tha se partia në pushtet, Partia Liberale, do të shfrytëzojë “reputacionin e egër dhe agresiv” të kryeministrit britanik Gordon Brown në posterët më të rinj para fushatës zgjedhore që pritet të fillojë më 6 maj.

Ky poster duhet të shërbejë si përgjigje për të fituar ndaj David Cameron, lider i konservativëve dhe rival i Brownit. Gazeta publikoi posterin së bashku me një artikull të gjatë, në të cilin shihet portreti i brofnit me frazën “Largu djali i mamit”. Artikulli është shkruar nga autori Olaf Priol – që në anglishte është një anagram i “Një prillit”.