LAJMI I FUNDIT:

Meizu MX në Android, një model i avancuar

Meizu MX në Android, një model i avancuar

Së fundmi është folur shumë për modelin e ri të telefonit Meizu MX Android, për të cilin thuhet se posedon procesor me katër bërthama, ndërsa një model me procesor me dy bërthama tashmë është lansuar në Kinë dhe Hong Kong.

Për të gjithë ata që i dinë detajet e këtij modeli, Meizu MX vjen me Android 2.3.5 Gingerbread, edhe pse pritet që së shpejti i njëjti të pajiset me Android 4.0 Ice Cream Sandwich.

Meizu aktual është i pajisur me procesor me dy bërthama të Samsung Exynos 4210 1.4GHz, ndërsa posedon ASV ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonale prej 4 inç, dhe rezolucion 860 x 640 piksel.

Karakteristikat tjera të Meizu MX përfshijnë edhe kamerën me 8 mega-piksel, 1GB RAM, dhe 16GB memorie të integruar, mirëpo ende nuk ka detaje për koston e mundshme të këtij telefoni, apo datën e mundshme të lansimit të tij në Evropë dhe SHBA. / Telegrafi /