Megan Thee Stallion tërhoqi vëmendjen në festën ekskluzive të ‘Vanity Fair Oscars’, duke guxuar me një fustan jeshil smeraldi, tepër zbulues.

Reperja 30-vjeçare veshi një fustan ekspozues në dekolte, ndërsa fundi me pendë i jepte një prekje dramatike pamjes së saj.


Ajo ishte ndër të famshmet që zgjodhën të eksperimentonin me veshjet e guximshme në këtë event magjepsës, shkruan DailyMail.

95774699 14454993 image a 6 1740997613416

Ndërkohë, ceremonia e ‘Oscars’ solli surpriza të mëdha, ku Mikey Madison triumfoi mbi Demi Moore për çmimin e Aktores më të Mirë, ndërsa “Anora” dominoi mbrëmjen me pesë çmime, përfshirë atë për filmin më të mirë.

Adrien Brody dhe Zoe Saldana ishin ndër fituesit kryesorë për rolet e tyre në “The Brutalist” dhe “Emilia Perez”.

Mikey, e cila portretizoi një eskortë në “Anora”, emocionoi publikun me një fjalim prekës, duke nderuar komunitetin e punonjësve të seksit dhe duke shprehur mbështetjen e saj për ta. /Telegrafi/

95774701 14454993 image a 7 1740997835918

95776231 14454993 image m 11 1740997871000